“Të gjithë vëllezërve të krishterë dhe meshtarëve ua uroj Krishtlindjet, festë kjo që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë”.
Kjo është përmbatja e thellë e mesazhit të Muftiut të Kosovës, Naim Tërnava, dërguar Ipeshkvit Dodë Gjegji.
Për më tepër, Myftiu Tërnava i ka dërguar telegram urimi Ipeshkvit të Kosovës, e nëpërmes nëpërmes këtij telegrami ka ururar të gjithë të krishterët në vendin tonë, telegram urim.
Në urimin e BIK-ut thuhet se Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë dhe po ashtu kjo festë përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë e humane.
“Sot, me rastin e festës së Kërshëndellave, kam nderin e veçantë t’ju drejtohem me këtë mesazh urimi e përgëzimi Juve, meshtarëve tuaj, si dhe të gjithë vëllezërve të krishterë duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi. Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë. Po ashtu kjo festë përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë e humane”, thuhet në telegramin e urimit.
“Zotni Ipeshkëv, festat fetare te ne gjithherë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë, nga to kemi mësuar e kultivuar tolerancën, harmoninë, ndërgjegjësimin për paqen, respektin dhe dashurinë për tjetrin. Zotni Ipeshkëv, nëpërmjet jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë. Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi”, thuhet në telegram./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post