Ambasadori William Walker dje sërish ishte në Kosovë. Ai vizitoi edhe Reçakun aty ku ishin gjetur kuformat e shqiptarëve të vrarë nga hordhitë serbe, transmeton Gazeta Mejdani.
Për kontributin e Wallker është folur e shkruar mjaft ndër shqiptarët.
Dje në një shkrim të tij në Facebook, teologu Mustafë Bajrami ka thënë se Wallker është një prej njerëzve në botë të cilit i obligohen të gjithë shqiptarët.
Sipas tij, falë kontributit të Wallken, shqiptarët i kanë shpëtuar më të keqes.
Më poshtë gjeni postimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Nëse ka njerëz në botë të cilëve shqiptarët u obligohen përjetë, e duhet të ketë, ndër të parët është ambasadori William Walker.
Ky burrë i madh ndryshoi rrjedhën e historisë së shqiptarëve.
E cila rrjedhë po bëhej gjithnjë e më fatale për ne. Thënë me një fjali: William Wallker ka shpëtuar shqiptarët nga më e keqja!
Zoti i dhëntë shëndetin këtij njeriu të madh e gjithë familjes së tij…!