Shqiptarët duhet të lexojnë e pastaj të mësojnë nga përvojat e kombeve dhe shteteve që kanë pasur fate thuajse të njëjta me të shqiptarëve dhe Kosovës. Leximi i këtyre përvojave i bënë mirë edhe shqiptarëve edhe Kosovës, mendon njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dr. Mustafë Bajrami, përcjell Gazeta Mejdani.
Në lidhje me problemin e tanishëm në veri të Kosovës, ai mendon se po shkohet dejt një Dejtoni të ri që mund të jetë katastrofik për Kosovën.
“Ka disa shtete që dëshirojnë jetëgjatësinë e problemit të veriut në veçanti e në përgjithësi të Kosovës. Kjo ndodhë për shkak të frikës se nisjes së ndonjë problemi të panjohur dhe vështirë të kontrolluar në territoret e tyre”, thotë Dr. Bajrami.
Në lidhje me këto, ai përmend dy marrëveshje ndërkombëtare, Marrëveshjen e Kemp Dejvidit dhe Marrëveshjen e Dejtonit.
Se çka janë ato marrëveshje, ai i shpjegon në dritën e ngjarve në veri dhe të Kosovës gjithashtu.
Dr. Bajrami përmend edhe nevojën e themelimit të instituteve kërkimore shkencore të mirëfillta që do ta ndihmonin qeverinë e vendit me studime të nevojshme në bërjen e politikave afatmesme dhe afatgjata.
Në video dëgjohet teksa flitet për David Kanin, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe bashkëpunëtor i CIA për 30 vite rresht.
Më poshtë gjeni videon plotë ku flet Mustafë Bajrami në detaje të mjaftueshme./Gazeta Mejdani/