Gjendja në Kosovë është tensionuar kohëve të fundit. Kulmi i këtij tensionimi arriti me dorëzimin e uniformave policiore që e bënë pjesëtarët serb brenda Policisë së Kosovës.
Megjithë që këto tensionime vijnë nga Serbia e cila ka pretendime territoriale ndaj vendit tonë, një numër i opozitarëve kosovarë fajësojnë Kryeministrin Kurti dhe qeverinë e vendit.
Bajrami ka shkruar se Serbia kurrë nuk është ndalë dhe kurrë s’ka me u ndalë së kërkuari territore shqiptare. Sipas tij, edhe nëse sot ia dorëzojmë Veriun deri ku të do dhe formojmë Asociacionin si do ajo, kërkesat e saj për më shumë toka kurrë s’kanë me u ndalë.
Ndaj kësaj gjendje ka reaguar Mustafë Bajrami i cili ka shkruar:
Serbia kurrë nuk është ndalë dhe kurrë s’ka me u ndalë së kërkuari territore shqiptare. Edhe nëse sot ia dorëzojmë Veriun deri ku të do dhe formojmë Asociacionin si do ajo, kërkesat e saj për më shumë toka kurrë s’kanë me u ndalë.
Fati i zi i joni paskësh qenë të jemi fqinjë me këtë popull në gjak shovenist e vrasës si shtet. Serbia vepron si (të ishte) kancer i shqiptarëve. E ne duhet të mësohemi ta jetojmë jetën me këtë kancer por dhe të gjejmë mënyra si t’i përballojmë sa më lehtë këtij kanceri. E jo t’i dorëzohemi lehtë siç kërkojnë disa të pa tru, të cilët, duke mos njohur historinë e duke dashur pushtetin me çdo kusht, akuzojnë Kryeministrin e vendit se kinse ai është fajtor për gjendjen e tanishme.
Turpi ju mbuloftë…!
Një ditë më vonë Bajrami ka reaguar sërish në lidhje me gjendjen në Kosovë. Kësaj radhe ai ka hedhur një ide për të cilën mendon se do të ishte efikase karshi Serbisë për të mirën e vendit.
“Përderisa Serbia sulmon Kosovën pa u interesuar fare për serbët që i ka në Kosovë, shqiptarët kujdesën për serbët vendës më shumë se sa Serbia.
Duhet shikuar këtë çështje me kujdes dhe duhet shndërruar në mjet presioni ndaj ndërhyrjeve të Serbisë në Kosovë, ka thënë Mustafë Bajrami:
Shkrimi i tij i plotë si më poshtë:
Nuk ka popull në botë sikur ne shqiptarët: Përderisa Serbia bënë gjithçka mundet ta destabilizojë Kosovën, ta gjunjëzojë e ta zhbëjë fare, duke mos ia ndi aspak për serbët që i ka në Kosovë, ne shqiptarët kemi “shtri muhabetin” me serbët vendës sikur asgjë nuk po ndodhë. Sillemi me ta më mirë se sa me njëri-tjetrin. Blejmë prej tyre e u shesim njëjtë sikur mes vete. I shërojmë nëpër spitalet tona e shërohemi tek ta. Përshëndetemi mes vete e flasim me ta sikur të ishin nga ne. Asnjë shenjë nuk e japim me i bërë me dije se shteti i Kosovës dhe ne shqiptarët kujdesemi për ta më shumë se sa Serbia.
Pyes: Nëse Serbia nuk e ka dertin e tyre e nëse këta heshtin kundrejt dhunës që po e ushtron Serbia ndaj Kosovës që po kujdesët për ta, pse ne duhet të kemi kaq shumë kujdes për serbët e Kosovës më shumë se sa Serbia? Paradoks, apo jo?!
A ka dikush me i kshyrë këto punë e me gjetë mënyrën si do të na hynin në punë serbët e Kosovës që nëpërmes tyre me iu përgjigjë Serbisë në mënyrën e duhur…?!