
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, pas takimit me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar edhe me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Lajmin e ka bërë me dije deputeti i Nismës, Endrit Shala, duke thënë se Limaj e Mustafa kanë rënë dakord se Kosovës i duhet një qeveri e re.
“Temë diskutimi ka qenë nevoja për krijimin e qeverisë së re dhe diskutime për koalicionin”, ka thënë Shala.