Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Mustafa Nano në emisionin “Provokacija” kritikon Dua Lipan: Gaboi, nuk është punë për të!

July 25, 2020
3
SHARES
969
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
dua lipa-mustafa nano

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa postoi para pak ditësh në Instagram flamurin autokton të trojeve shqiptare, të ngritur në Beograd, duke nxitur reagime të shumta nga përdoruesit serbë të rrjetit.

Veprimi i saj u komentua gjerësisht dhe më pas Dua sqaroi se nuk kishte si qëllim që të nxiste urrejtje. Së fundmi, gjatë emisionit të tij “Provokacija”, Mustafa Nano ka prekur pikërisht këtë temë.

Ai e vlerësoi Duan si këngëtare dhe për më tepër si një vajzë inteligjente dhe plot klas. Megjithatë sipas Nanos ajo nuk duhet të merret me harta, me politikë pasi dëmton fillimisht imazhin e saj.

“Sot dua të luaj në një terren të rrëshqitshëm. Por ju e dini që mua më pëlqejnë terrene të tilla. Më pëlqen të rrezikoj. Ku e kam fjalën? Do të flas për Dua Lipën, më saktë për një gjest të sajin, që ka provokuar shumë diskutime, mbështetje nga shqiptarët, por edhe nga shumë të tjerë dhe kontestime nga serbët.

Ajo postoi në instagramin e vet një kërkesë:

Të vihen kufijtë e Kosovës në Apple map. Një kërkesë absolutisht e drejtë. Pak më vonë, po në Instagram (në fakt, edhe në Tëitter), ajo publikoi një mesazh tjetër. Publikoi hartën e Shqipërisë etnike.

Është e njëjta hartë që u valëvit mbi një stadium të Beogradit, me fotografitë e Isa Boletinit e Ismail Qemalit dhe me mbishkrimin “Autochthonous”. Pas kësaj, ajo inicioi apo mbështeti një peticion online, nëpërmjet të cilit i kërkohej Apple-it që ta ndreqte këtë gabim.

Ky peticion është nënshkruar nga mbi 100 mijë vetë, mes të cilëve është edhe Rita Ora, aleatja e saj kur vjen puna te patriotizmi. Do ta nënshkruaja edhe unë me kënaqësi.

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të mira në botë. Për mua është më e mira në botë. Dhe nuk e them si shqiptar, e them si konsumator muzike. Edhe serb po të isha, të njëjtën gjë do mendoja, pavarësisht se nuk do mund ta thoja dot në publik.

Ajo është edhe vajzë e mençur dhe me klas. Dhe mua më pëlqen edhe kur hap gojën. Më pëlqen edhe kur ajo e deklaron origjinën e saj etnike. Ajo ka ditur të bëjë një lloj diplomacie kulturore.

Atë që mund ta bëjë ajo për afirminin ndërkombëtar të Kosovës e për promovimin e sojit të shqiptarëve në përgjithësi nuk mund ta bëjë e gjithë makina e diplomacisë. 

Dhe në këtë kuptim, kërkesa e saj drejtuar Apple-it për të përfshirë Kosovën në hartë e për të mos e lënë atë nën Serbinë, për të njohur kështu diçka që në realitet ka vite që ka ndodhur është një kërkesë me vend. Që nuk ke si ta kritikosh. Kosova nuk është më pjesë e Serbisë, e nuk ka për të qenë ndonjëherë.

Por ajo në të njëjtën kohë duhet të kursehet me deklarata e qëndrime politike. Ajo nuk duhet të futet në këtë lojë. Nuk duhet ta bëjë këtë për imazhin e vet, në radhë të parë.

Ajo bëri gjënë më të mirë që i kërkoi Apple-it të vërë hartën e Kosovës më vete, por gabimi i saj ishte kur u mor me harta. Kjo nuk është punë për të. Nëse këmbëngul të merret me gjëra të tilla ajo dëmton veten, dëmton edhe kauzën që kërkon të mbrojë apo të promovojë, por edhe krijon një lloj simetrie, që hë për hë nuk na shërben”, u shpreh Nano.

Burimi: “Abc News”

ShareTweet

Related Posts

Analisti kontravers, Mustafa Nano: Ndihem më afër me Bregoviqin se sa me shqiptarët…

August 8, 2021

Surpriza e Enwar Hadidit që e lë ‘pa mend’ Dua Lipa-n: Ndihem vajza më me fat në botë…

November 23, 2020

Mustafa Nano ofendon rëndë femrat muslimane: Unë fyhem kur shikoj femra të mbuluara, ma fyejnë konceptin tim mbi botën!

October 29, 2020

Përkundër sulmeve e fushatës së egër që po i bënë Serbia, Dua Lipa zë vendin e parë në top-listën e US Pop Radio!

July 26, 2020

Dua Lipa i dhezë serbët!

July 20, 2020

Sa është pasuria Dua Lipës?

February 28, 2020
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.