Përderisa në Kosovë e Shqipëri mediat fare pak u interesuan për zjgedhjet në Maqedoni, e të cilat konsiderohet ndër më të rëndësishmet për shqiptarët atje, në Greqi pati një vërshim i paparë mediatik për ato zgjedhje.
Se përse ndodh me ne kështu, dhe përse pati kaq pak interesim shqiptarë për ato zgjedhje, unë nuk jam në gjendje ta kuptoj. Është i pajustifikueshëm ky neglizhim gjithëshqiptar. Është i papranueshëm ky qëndrim i yni ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
Megjithatë, një gjë e di sigurtë: Këto zgjedhje janë ndër më të rëndësishmet për shqiptarët e atjeshëm, ndërsa rezultatet e tyre do të ndikojnë drejtpërdrejtë në pozitën e tyre në Maqedonin e Veriut.
Dhe, për këtë ngjarje kaq të rëndësishme, shqiptarët në Kosovë e Shqipëri fare pak u interesuan.
Ka ndodhur shpesh kur shqiptarët janë interesuar për vende fare pak të rëndësishme. Janë shkruar artikuj të tërë për ndodhi, emra, ngjarje e politika fare pak të rëndësishme për shqiptarët. Gjithashtu, janë hapur debate nëpër rrjete sociale për shtete e vende, të cilat, përveç që jipnin ndonjë informacion të përgjithshëm, ato debate më shumë bënin dëm se sa dobi.
E për shqiptarët e Maqedonisë kësaj radhe, thuajse sikur përherë, shumë pak u shkrua e aspak nuk u komentuan zgjedhjet e atjeshme. Kjo është e turpshme, e dëmshme, dhe hije e zezë që i bie shqiptarëve.
Shqiptarët dinë të kritikojnë e të shajnë shtete të ndryshme pse interesohen për Maqedoninë, për shqiptarët e atjeshëm, por vetë nuk interesohen. Shqiptarët në Kosovë e Shqipëri shajnë Turqinë pse interesohet për shqiptarët e Maqedonisë, ndërsa vetë, as për këto zgjedhje nuk bënë atë që duhej ta bënin. Le më për më shumë që do të duhej ta bënin.
Në anën tjetër, Greqia si vend fqinjë i Maqedonisë së Veriut u interesua për së tepërmi për ato zgjedhje. Media të tëra përcjelljen ngjarjet, raportuan dhe kometuan këtë ngjarje kaq të rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë.
“Maqedonia e Veriut: Partia qeveritare e Zaevit fituese në zgjedhjet parlamentare”;
“Maqedonia e Veriut: Zoran Zaev fitues i zgjedhjeve parlamentare;
“Zgjedhje në Shkup: Zoran Zaev fitues me dallim të vogël”;
“Epërsi e vogël për partinë e Zaevit”.
Këta tituj janë vetëm një pjesë e titujve në mediumet greke, në tekstet e publikuara gjatë natës dhe herët në mëngjes, ndërsa të përkushtuara për zgjedhjet te ne.
Mediat greke gjithashtu vënë theksin në betejën e ngushtë midis LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, në jehonën, për të cilën komentojnë se është e vogël, por megjithatë solide në periudhën e epidemisë.
Ato media i transmetuan deklaratat e Zoran Zaevit si dhe u ndalën në problemin me faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Korrespondentja e AIM-s nga Athina vazhdimisht komentonte ngjarjet nga Shkupi dhe tërë Maqedonia./Gazeta Mejdani/