Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, është pyetur sot në Kuvendin e Kosovës pse nuk po jep dorëheqje nga politika, tani kur ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ndodhen në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kjo pyetje i është bërë nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
“Në mandatin e kaluar në këtë Kuvend patët deklaruar se do të jepni dorëheqje nga politika në momentin që e çoni në burg Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Kur ata janë në burg kisha dasht me ditë kur do të jepni dorëheqje pasi është të përmbushur misioni politik i juaji”, iu drejtua Musliu, Qunit, raporton Telegrafi.
Pas kësaj, u përgjigj Quni, duke thënë se pret epilogun, pastaj do të marrë vendim.
Sa i përket deklaratës sime pasi ti shoh prapa grilave të apostrofuarit presim epilogun, pastaj do të marr vendim edhe unë.
Ndryshe, deputetët kanë shkuar në pauzë deri në ora 15:00.
Videon rreth kësaj çështjeje mund ta ndiqni nga 1:50:00.