Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Muslimanët e Ballkanit përballë sfidave të Islamofobisë?

November 23, 2020
17
SHARES
2.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Islamofobia

Një raport i financuar nga Bashkimi Europian dhe i përpiluar nga një think tank turk, ka  zbardhur faktin se si është i përhapur racizmi anti-musliman në Europë, përfshirë këtu dhe rajonin e Ballkanit.

Shkruan: Elis Gjevori

Shqipëria, Kosova dhe Bosnja janë tre vende me shumicë muslimane në Ballkan që përballen me një retorikë të konsiderueshme anti-muslimane. Ekziston gjithashtu një kontigjent i madh i muslimanëve autoktonë në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi që përballen me sfida të ngjashme të përditshme ndërsa praktikojnë besimin e tyre.

Rritja e islamofobisë nuk është vetëm një fenomen në Europën Perëndimore, por edhe në Ballkan, aty ku gjendet numri më i madh i muslimanëve i të gjithë kontinentetit, është gjithashtu një problem më vete.

Një raport i financuar nga Bashkimi Europian dhe i përpiluar nga një think tank turk, ka  zbardhur faktin se është i përhapur si racizmi anti-musliman në Europë, përfshirë këtu dhe rajonin e Ballkanit.

Është interesante të lexosh se si raporti flet dhe për vendet e Ballkanit, duke marrë parasysh faktin se muslimanët këtu janë autoktonë, me shumicë dërrmuese të konvertuar thuajse katërqind vjet më parë.

Shqipëria, Kosova dhe Bosnja janë tre vende me shumicë muslimane në Ballkan që përballen me një retorikë të konsiderueshme anti-muslimane. Ekziston gjithashtu një kontigjent i madh i muslimanëve autoktonë në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi që përballen me sfida të ngjashme të përditshme ndërsa praktikojnë besimin e tyre.

Në vitin 2019, libri “Islamofobia në Vendet me Shumicë Muslimane” u përpoq ta trajtojë këtë fenomen të pazakontë dhe në dukje kontradiktor.

“Islamofobia mund të funksionojë ndryshe, por, në thelb, fenomeni është i lidhur me kontekstin politik global që është plotësisht i strukturuar nga rendi post-kolonial dhe që lidhet me hegjemoninë bashkëkohore amerikane në botë,” pohojnë autorët e librit në fjalë.

SHBA-të janë bërë një nga burimet qendrore të financimit nga e cila narrativat anti-muslimane janë përhapur botërisht. Në një raport të vitit 2019, “Të rrëmbyer nga urrejtja: filantropia amerikane dhe rrjeti Islamofob”, sqarohet se ekzistojnë 1,096 organizata përgjegjëse për financimin e 39 grupeve. Bëhet fjalë për miliona dollarë, që kujdesen të përhapin frymën anti-muslimane.

Një pjesë e mire e kësaj fryme ka kaluar Atlantikun për në Evropë dhe rrjedhimisht deri në vendet e Ballkanit, ku është përzier me një formë të vjetër përjashtuese të muslimanëve duke kontribuar kështu në një rritje të frymës anti-islame.

Elitat në vendet me shumicë muslimane dhe “vendet e vetë-perëndimorizuara” të tilla si Ballkani, e konsideruan “normëzimin e Islamit [si] një mënyrë për të rregulluar  çështjen identitetare që shihej si një kërcënim për shtetin laik të modelit perëndimor”.

Nada Dosti, e cila kontribuoi për pjesën e Shqipërisë në Raportin e Islamofobisë për vitin 2019, u shpreh se është e rëndësishme të “identifikohet, analizohet dhe adresohet retorika anti-muslimane në realitetin shqiptar, por edhe në trevat shqiptare”.

“Islamofobia në Shqipëri ka përjetuar një rritje në sfera të ndryshme të jetës, përfshirë punësimin, arsimimin, përfaqësimi në media, në sistemin e drejtësisë, etj., duke ushqyer stereotipe negative si dhe duke përdorur gjuhë të urrejtjes në mediat kryesore, media sociale dhe platforma të tjera në internet,” u shpreh Dosti për TRT World.

Pas sulmeve terroriste në xhamitë e Christchurch në Zelandën e Re, ku mbetën të vrarë 51 muslimanë, një moderator emisioni në Shqipëri me emrin Kastriot Myftaraj, sugjeroi se një veprim i ngjashëm duhej të ndërmerrej edhe kundër muslimanëve në Shqipëri.

Ndjenjat anti-muslimane në Shqipëri nxiten kryesisht nga “gazetarët dhe politikanët”, shpjegon Dosti, të cilët po e kthejnë ligjërimin islamofob në “diçka normale”.

Në Kosovë, më një popullsi prej 96 përqind muslimanë, islamofobia e brendshme shihet nga Adem Ferizaj, i cili është autori i Raportit kombëtar për Kosovën, si “kërcënuese për vetë ekzistencën e Kosovës si shtet”.

Për më tepër, vendi u përball me Islamofobi të përforcuar nga brenda kur romancierit austriak dhe mohuesit të genocidit, Peter Handke, iu dha çmimi Nobel në Letërsi.

“Fakti që çmimi letrar më i rëndësishëm iu dha një shkrimtari të tillë paraqet jo vetëm  një indiferencë thellësisht të rrënjosur Euro-Atlantike ndaj fatit të vendeve evropiane me shumicë muslimane si Bosnja dhe Hercegovina ose Kosova, por gjithashtu paraqet një rast të përshtatshëm për normalizimin e sulmeve islamofobe nga ana e politikanëve evropianë kundër të drejtës së Kosovës për të ekzistuar,” u shpreh Ferizaj.

“Ndërsa identitete të dukshme islame (shamia apo mjekra) diskriminohet në jetën e përditshme në Kosovë, nuk duhet të harrohet se muslimanizmi ishte një shkak rrënjësor për shumë përpjekje gjenocidale në Ballkan, veçanërisht luftërat në Bosnjë dhe Kosovë gjatë viteve ‘90, ”shtoi Ferizaj për TRT World.

Gjatë viteve 1990 në Kosovë dhe Bosnja panë shumica e njerëzve u vranë thjeshtë për shkak të përkatësisë islame.

Ky ndjenjë anti-muslimane mund të jetë zbehur disi që nga lufta, por megjithatë mbetet pjesë e peizazhit politik në vende si Serbia dhe rajone të mbizotëruar nga serbët në Bosnje.

“Autoritetet serbo-boshnjake dhe serbe vazhduan aktivitetet e tyre mohuese dhe revizioniste institucionale që synojnë krijimin e narracionit të tyre në lidhje me genocidin e kryer ndaj boshnjakëve gjatë periudhës 1992-1995”, thekson Hikmet Karçiç në pjesën dedikuar raportit kombëtar të Bosnjes.

Përhapja e islamopfobisë në Europën Perëndimore

Në vitin 2019, muslimanët në vendet e tjera të Europës u përballën me një formë të njohur tashmë të urrejtjes islamofobe: sulme ndaj xhamive në Francë, Gjermani, Norvegji dhe Mbretinë e Bashkuar.

Për më tepër, narrativat konspirative të shoqëruara nga ekstremizmi i djathtë si “Zëvendësimi i Madh”, ku muslimanët janë rrugës për të zëvendësuar jomuslimanët në Europë, vazhdojnë të përhapen në mënyrë të fshehtë dhe shërbejnë për të motivuar sulme terroriste të supremacisë së bardhë.

Raporti rekomandon se qeveritë në Europë kanë nevojë, për “një qasje më proaktive dhe mbështetëse ndaj arsimit gjithëpërfshirës”.

Ka pasur më shumë se 871 krime të urrejtjes kundër muslimanëve nga fanatikët anti-muslimanë të regjistruara në vitin 2019. Pesëdhjetë e tetë prej tyre ishin kundrejt objekteve fetare të muslimanëve dhe në dyzet e gjashtë të tjerë, mbetën të plagosur fizikisht disa praktikantë.

Ngjashëm në Francë, janë regjistruar 1,043 incidente islamofobe, duke përfshirë këtu sulmet fizike, deri te gjuha e urrejtjes ose përdhosja e objekteve fetare.

Autori është producent në TRT World.

Artikulli është publikuar më parë në TRT World me titull: Why does Islamophobia exist in Muslim-majority countries? Titulli në shqip është redaksional./Observer.al/

ShareTweet

Related Posts

Nga Nada Dosti: Për Blushin që kërkon Hoxhë femër…po ka!

July 12, 2022

Qeveria e Kosovës i propozon një detyrë të rëndësishme Veton Surroit!

July 1, 2022

Përse islamofobia nxitë dhe ushqen albanofobinë!

April 14, 2022

Një shpjegim për Kosovën: edhe agjerues, edhe islamofob!

April 14, 2022

Hulumtimi/Suedi: Nëna nga Maqedonia, rrëfim për fëmijën ‘e rrëmbyer’ nga shteti!

March 14, 2022

Escobar flet për sanksione të reja: Ato janë mjet i rëndësishëm në stabilizimin e Ballkanit!

January 17, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.