
Në orën 10:30, hoxha nga Drenica, Mulla Osman Musliu pritet të protestojë bashkë me xhematin e xhamisë së tij para Bashkësisë Islame të Kosovës, raporton Zëri.info.
Gazeta merr vesh se kjo protestë po bëhet në shenjë mospajtimi me vendimin e BIK-ut në Prishtinë për ta larguar nga anëtarësia e Bashkësisë Islame në Drenas Osman Musliun ani pse i njëjti i ka fituar zgjedhjet që të jetë anëtar i Bashkësisë Islame të Kosovës në atë komunë./Zëri