
Integritetin e zgjedhjeve nacionale në Kosovë e cenojnë tri vendime: i PZAP-ës që nuk e pranoi parashtresën për hedhje poshtë të votave të kontrabanduara nga Serbia (për Listën Serbe), vendimi i Gjykatës Supreme për numërim të votave nga diaspora që kanë mbërritur pas afatit ligjor, madje mbas ditës së votimit, si dhe vendimi i KQZ-së për pranim të votimeve në Runik, ku kanë firuar 450 fletëvotime.
Me vendim të Gjykatës Supreme mëtohet të ndërrohet Ligji për Zgjedhjet – rast i paprecedent – sepse normën mund ta krijojë vetëm Gjykata Kushtetuese.
Ligjin natyrisht mund ta ndryshojë vetëm Kuvendi i Kosovës.
E gjithë kjo katrahurë juridike paraqet përbuzje të nocionit të sundimit të ligjit, për të cilin angazhohen të gjithë, duke përfshirë edhe rishtarët e pushtetit.
Shkurt e shqip: ky është vandalizëm juridik, autorë të të cilit janë gjyqtarët e Gjykatës Supreme.
Dikush duhet t’i marrë në përgjegjësi këta gjyqtarë.
Discussion about this post