
Edhe sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të ajrit me presion të ulët atmosferik, prandaj edhe gjendja meteorologjike do të jetë e ndryshueshme.
Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje të shiut.
Ndërkohë që temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.