
Ditëve të fundjavës mbi vendin tonë do të depërtojnë fusha të presionit të ulët nga cikloni “Elli”, që po kalon nga Evropa Qendrore, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se “do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me shi, më të theksuara gjatë mbrëmjes dhe natën e së shtunës. Në vise malore do të ketë vetëm reshje bore. Orëve të mëngjesit ditën e diel dhe të hënë, me rënie të temperaturave reshjet e shiut, nga rrafshi i Kosovës mund të përzien edhe me borë”.
Prej ditës së mërkurë, sipas parashikimeve të fundit pritet përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave, që deri ditën e premte do të arrijnë në 20C”.
10.03 – Mundësi për reshje lokale shiu, e orëve të mëngjesit të përziera edhe me borë. Ditën e enjte kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu.
11.03 – Paradite kryesisht kthjellët. Ditën dhe në mbrëmje vranësira kalimtare.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri në 5C, ndërsa maksimalet do të pësojnë rënie nga 13C deri në 7C.
Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-9m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale./Gazeta Mejdani/