Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Mos u qoni peshë për festa!

December 15, 2019
72
SHARES
5.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Mirishahe Limani Hiler

Festat e fundvitit po afrohen me hapa të shpejtë! E gjithë filozofia e tyre ka domethënie:  le t’i ngrohim zemrat tona dhe të sjellim gëzim përreth nesh. Asgjë nuk është më festive sesa një sofër e shtruar në praninë e familjes, shoqërisë apo të njerëzve që janë të dashur për ne.

Shkruan: Mirishahe Limani Hiler

Festat e fundvitit për shumëkënd në mesin tonë shpesh janë edhe një realitet zhgënjyes, janë presion shoqëror, nostalgji për fëmijërinë… Te një shumicë, festat e fundvitit janë sinonim i lumturisë, përderisa te një pjesë tjetër, këto ditë të festave mund të jenë periudhë depresive.

Është fakt që brenda çdo shoqërie, jo të gjithë janë të preokupuar nga vala tradicionale e dashurisë për këtë sezon festash. Mund të ndodhë që vet dhuratat, koha e mbrëmjeve darkuese, bashkime të ndryshme familjare dhe vet përkrahja e privilegji që i përkushtohet festave të fundvitit të bëhen “të egra” dhe të fusin në depresion ndonjërin prej nesh.  Shkenca e psikologjisë këta të fundit i quan “natalofobik”, njerëz me ankthin e  Krishtlindjes, të hidhëruarit apo antifestuesit e Vitit të ri.

Sidoqoftë, kjo periudhë e festave të fundvitit mund të minojë moralin tonë e duhet të kemi kujdes.

Duhet thënë lirshëm se nuk na mungon koha për t’i radhitur dhuratat nën bredh. Nuk na mungon kohë as për t’i këndellur sytë rrugëve e shesheve të zbukuruara përplot xixëllima e objekte të ndryshme ndriçuese. Mirëpo, të mos harrojmë se i gjithë problemi është pikërisht këtu.

“Kjo periudhë është shpesh e fantazuar. Ne mund të imagjinojmë vetëm madhështinë dhe magjinë e saj. Realiteti ynë është i detyruar të zhgënjejë këtë vizion që kemi, sepse asgjë nuk është kurrë perfekt”, shpjegon Samuel Dock, psikolog.

Fantazia e kësaj periudhe, padyshim buron nga ajo që përcjell media. “Është krejtësisht normale që festimet tona të fundvitit të mos duken sikur reklamat që shohim apo filmat, sepse ato janë të vëna në skenë me profesionalizëm dhe kjo përsosmëri është e paarritshme për ne”, konfirmon një tjetër psikolog, Boris Charpentier.

Ne nuk duhet të mos harrojmë se  pritjet që mund t’i kemi nuk mund të jenë të tilla në të vërtetë e në praktikë. Festat në realitet zgjasin pak kohë dhe shpejt humbet objekti i fantazisë i cili mund të lind zhgënjim.

Përkundër çdo zhgënjimi, megjithatë mbretëron vetëm një fjalë:  lumturia. Rreth e përqark kësaj fjale, janë dashuria për njëri-tjetrin, dëshira për përmbushjen e planeve për të ardhmen, buzëqeshja.

Të gjithë duam që vitin që po e lëmë pas ta mbarojmë me notë të lartë.

Për ta arritur këtë edhe njëmbëdhjetë muajt e tjerë, ne duhet të japin më të mirën nga vetja, përfshirë këtu edhe në rolin familjar dhe shoqëror.

Presioni shoqëror për të festuar me një tryezë të bukur, përplot ëmbëlsira dhe verë të mirë, të gjithë e dimë se nuk e përmbushë dot kënaqësinë e ekzistencës sonë. Nuk duhet të qohemi peshë!

Secili prej nesh mund të kujdeset për humorin e tij jo vetëm në prag të Krishtlindjes apo pritjes së Vitit të ri. Nëse në tryezën tonë gjatë vitit na kanë munguar familja, të moshuarit i kemi lënë në harresë dhe ndaj miqve e atyre që janë në nevojë, nuk kishim vëmendje, magjia e festave të fundvitit sigurisht se do të jetë tejet zhgënjyese.

Megjithatë, asgjë nuk është e përsosur dhe mund të synojmë e ta bëjmë më mirë çdo ditë.

Presioni shoqëror nuk na obligon që domosdo t’i shtrojmë tryezat e bukura e përplot të mira. Ai gjithashtu na inkurajon të gjithë neve të mos lejojmë që në ditën e Krishtlindjes dhe në prag të Vitit të Ri të qëndrojmë indiferent ndaj atyre që janë vetëm, ndaj atyre që vuajnë, ndaj atyre që tryezat i kanë tërë vitin pothuajse vetëm me kore buke.

Festat e fundvitit janë trokitje në kujtesën tonë që të detyrohemi për të bërë diçka më të mirë e jo vetëm për të shqiptuar fjalë të bukura.

Magjia e festave të fundvitit ka funksionuar kur ishim fëmijë dhe kjo tani që jemi në botën e të rriturve, sikur është zbehur disi, sepse të gjithë e njohim çmimin e saj. Mirëpo domosdo ne duhet të bëjmë që kjo magji të funksionojë akoma tek çdo fëmijë. Mbase aromën e veçantë që ne kishim shijuar si fëmijë, nuk duhet ta humbim.

Nuk ka rëndësi po që se mundemi por nuk dëshirojmë të festojmë Krishtlindjen apo Vitin e ri. Nuk ka turp të ndjejmë emocione negative. Turp është vetëm kur mundemi të ndihmojmë e nuk duam.

Unë mendoj se duhet të jetë e pashmangshme vetëm dashuria dhe kujdesi për njëri-tjetrin. Po që se në prag të Krishtlindjes apo të Vitit të ri kemi bredhur për të kërkuar dhuratën më të mirë, që të bëjmë dikë të lumtur vetëm një çast, kjo është dëshpëruese.

Nuk ka kuptim të detyrojmë veten tonë vetëm për këto çaste,  është vërtetë e kotë të luajmë rolin e një “supermeni” të lumtur, kur në shpirt nuk ndjehesh i përmbushur dhe nuk je duke realizuar misionin human për më të shtypurit që të rrethojnë. /MediaFokus.info/ 

ShareTweet

Related Posts

M. L. Hiler: Në Zvicër dënim prej 10,000 frangave për ata që nuk respektojnë karantinen!

July 18, 2020

Kosova dhe Serbia rifillojnë dialogun me vështirësi!

July 17, 2020

Mirishahe Limani Hiler: Thirrje për solidaritet!

April 20, 2020

Thirrje urgjente Qeverisë Kurti!

February 14, 2020

Gjatë festës në veri të Mitrovicës, Gjuriq nga heroi i serbëve, në gënjeshtar e mashtrues!

January 13, 2020

E gjithë bota po flet për ndalimin e fishekzjarreve Natën e Vitit të Ri!

January 1, 2020

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.