Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Mos ia lini Ballkanin Evropës!

July 26, 2020
12
SHARES
3.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Mostar

Përkundër të gjitha lëshimeve të saj dhe hapave të gabuar, vendimi i administratës Trump për t’i kushtuar vëmendje mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është një hap në drejtimin e duhur.

Shkruajnë: Reuf Bajroviç & Stradner Ivana

Marrëdhëniet transatlantike, të cilat kanë qenë kryesisht të brishta për tre vjet e gjysmë të fundit, janë shembur më tej në tërë rajonin, i cili ka qenë një zonë e rrallë e konsensusit politik në të kaluarën e afërt. Ballkani Perëndimor përjetoi përparim të rrallë në vitin 2018, kur Greqia dhe Maqedonia Veriore nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje e cila ka zgjatur me dekada.  Uashingtoni dhe Brukseli kanë luajtur një rol të rëndësishëm nga prapaskena në arritjen e një marrëveshjeje, duke i hapur rrugën Maqedonisë së Veriut të vazhdojë në rrugën e saj drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik.

Kishte shpresë se mosmarrëveshja Serbi-Kosovë, e cila është një çështje edhe më problematike, mund të përjetonte një përparim të ngjashëm. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e kanë premtuar këtë për vite me rradhë, duke lënë të kuptohet se marrëveshja është afër. Shpresa të tilla u prishën në fund të muajit të kaluar. Së pari, qeveria e Kosovës ra gjatë pandemisë koronavirus. Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i preferuari i Berlinit dhe kritik i  bisedimeve, pohoi se Richard Grenel, zyrtari kryesor i Trumpit në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, organizoi rrëzimin e tij. Në qershor, Thaçi u akuzua për krime lufte ndërsa po udhëtonte për t’u takuar me Vuçiqin në Uashington në Samitin e organizuar nga Grenell. Përkrahësit e tij pretendojnë se akuzat – dhe koha kur ato ndodhën- ishin të motivuara politikisht për të prishur bisedimet.

Në fillim të korrikut, BE vazhdoi dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, për herë të parë që nga viti 2018. Sidoqoftë, është për t’u habitur që rezultati i vetëm ishin më shumë takime – nga të cilat një raund tjetër po mbahet sot. Nëse e kaluara është një tregues, atëherë këto bisedime nuk çojnë askund. Mendimet e vjetëruara përshkojnë korridoret e Brukselit. Premtimi Evropian për të shpejtuar pranimin e Serbisë në BE, është “karrota” e saj kryesore për inkurajimin e Serbisë në kompromis, por që mezi e besueshme. Ndërkohë, BE nuk e ka mbajtur premtimin e saj për liberalizimin e vizave për Kosovën, pavarësisht se ajo i ka përmbushur kriteret përkatëse dy vjet më parë. Ajo “karrotë” është aq e kalbur sa që tundja e saj përpara fytyrës së Kosovës është prag i fyerjes.

Kjo sklerozë mendore përbëhet nga disa zgjedhje vërtetë bizare të kuadrove. Të paktën nga këndvështrimi i Kosovës, Evropa nuk duket vetëm jokompetente, por edhe keqdashëse. Dy zyrtarë të lartë për Kosovën janë nga Spanja dhe Sllovakia, dy vende që ende nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Emërimet e shefit të politikës së jashtme të BE-së Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, ish-ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, kanë hasur në skepticizëm në Kosovë, si dhe në Bosnjë, ku ai ishte Përfaqësues i Lartë më shumë se një dekadë më parë. Lajçak është përkushtuar fuqimisht brenda BE-së, që të jetë përgjegjës për tërë Ballkanin Perëndimor “dhe” kërkoi një portofolio shumë më të gjerë se sa negociatat Kosovë-Serbi, pavarësisht se e dinte shumë mirë se kjo ishte një punë me kohë të plotë. “Në praktikë, kjo do të thotë se ai arriti të lidhë mosmarrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës me Bosnjën.”

Kjo mund të jetë vetëm një pasojë simbolike, por simbolika është e rëndësishme në këto vende. Ideja e kritikuar gjerësisht për shkëmbimin e territoreve, për të cilën thuhet se është një “përbërës sekret” që mund të bëjë që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje, e kishte origjinën në zyrën e paraardhëses së Borrellit, Federica Mogherini. Kritikët me të drejtë tregojnë se ideja ka potencialin të ndikojë negativisht në Bosnje, si dhe në Maqedoninë e Veriut, me pakicën e saj të madhe etnike shqiptare. Vendosja e Lajçakut si një dorë pan-Ballkanike, i ndërlidh të gjitha këto çështje.

Pretendimi që administrata Trump e mori idenë e Mogherinit për shkëmbimin e territoreve është me të vërtetë shqetësuese sepse besojmë se këto ide janë të vështira për t’u mbajtur. Por ana e mirë e kësaj është se ekziston një ndarje e qartë e përgjegjësive në Uashington: Grenell është vetëm në krye të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit Matthew Palmer është përgjegjës për pjesën tjetër të rajonit. Zgjidhja e çështjeve në rajon një nga një dhe në kushte të qarta është mënyra e vetme për të përparuar. Dhe nëse Kosova dhe Serbia dëshirojnë të lidhin një marrëveshje bilaterale në përputhje me Aktin Përfundimtar të Helsinkit, kjo çështje duhet të ndahet me kujdes në mënyrë që të mos shkaktojë më shumë dëme.

Përveç problemeve me kuadrot , BE ka treguar se nuk ka një strategji më të gjerë për t’u marrë me Rusinë në rajon. Qëllimet e Rusisë janë të thjeshta: Moska dëshiron të ruajë avantazhin e saj rajonal, duke vepruar si një “spoiler” dhe arbitër i fundit për çdo zgjidhje. Manifestimi i fundit i ndërhyrjes ruse po ndodh në Serbi, ku grupet ultra të djathta ruse, së bashku me shërbimin e inteligjencës ruse, u tha se kishin shkaktuar trazira të dhunshme gjatë protestës për shkak të forcimit të masave kundër virusit korona. Kur trazirat dështuan, në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë Ruse, Moska shënoi mosmarrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë si përparësi kryesore.

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Qeveria e Kosovës i propozon një detyrë të rëndësishme Veton Surroit!

July 1, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022

Escobar flet për sanksione të reja: Ato janë mjet i rëndësishëm në stabilizimin e Ballkanit!

January 17, 2022

Moska e sheh Ballkanin Perëndimor si sferë të hegjemonisë serbe!

December 23, 2021

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.