Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Mos i fyeni hoxhallarët!

May 12, 2020
12
SHARES
685
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Justinian Topulli

Edhe pse e di që trajtimi i mëposhtëm prek ndjeshmërinë e shumë njerëzve dhe shkakton debat jo të vogël, e shoh veten të shtrënguar ta bëj këtë këshillë, edhe pse nuk kam aspak dëshirë të hap debat të brendshëm në këto ditë Ramazani dhe në një atmosferë të tillë të ngarkuar emocionalisht.

Shkruan: Justinian Topulli

Hoxhallarët janë njerëz dhe si të tillë kanë mangësitë dhe gabimet e tyre, e ndoshta edhe faje e gjynahe të mëdha, por përgjithësimi dhe sulmi tërësor ndaj tyre, apo etiketimi me epitete fyese, ofendimi publik dhe përdhosja e tyre është ofendim dhe denigrim i statusit që ai mban dhe dijes e kontributit që jep, sado i pakët qoftë ai.

Të mos harrojmë gjithashtu, se shpesh, hoxhallarët si njerëz që janë, gabojnë për shkak se bien viktima të vetë xhematit që e simpatizon, duke e ekzaltuar atë, apo duke i joshur atij dobësitë njerëzore që ka. Dobësia njerëzore në këtë drejtim nuk ka imunitet, nëse je hoxhë ose jo, edhe pse presupozohet që hoxha ka devotshmërinë dhe dijen e duhur për ta mbrojtur veten nga kjo shkarje. Nuk ka ma’sumin (të ruajtur nga shkarjet) në këtë botë, përveç profetëve të Zotit.

Nuk jam aspak kundra kritikës, vërejtjeve dhe vënies në pah të gabimeve publikisht, kur edhe ato janë publike nga këta njerëz, e jo të fshehta. Por natyrisht, kjo duhet të bëhet me etikë dhe mundësisht të shmangen emrat, ashtu siç vepronte i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam), kur shihte diçka të gabuar nga dikush. Duhet të jemi besimtarë edhe në këshillat dhe kritikat tona, dhe jo vetëm në kryerjen e riteve fetare, sepse në fenë tonë edhe mirësjellja dhe edukata, madje edhe në kritikë, është adhurim.

Të kritikosh, madje edhe ashpër, nuk do të thotë aspak të shash, ofendosh dhe sajosh gjëra të paqena, apo të hamendësosh pa pasur fakte, sepse njeriu është përgjegjës për çdo gjë që nxjerr nga goja e tij, apo për atë që ai shkruan, dhe do të japë llogari edhe nëse i ka hyrë në hak një qafiri, e jo më një besimtari, që mund të jetë edhe hoxhë.

I njoh mirë hoxhallarët, aq sa njoh, sepse jam pjesë e tyre dhe i di shumë mirë problemet dhe mangësitë që kanë mjaft prej tyre, por di edhe atë që bëjnë shumë prej tyre, kontributin që japin, stresin dhe sikletet që heqin, paragjykimet me të cilat përballen, madje edhe nga kolegë të tyre ndonjëherë, ndërkohë që shumë pak ua qajnë hallin. Kështu që gjuha që mbart një frymë mohimi, gati të çdo kontributi që ata japin, është në fakt frymë nihiliste që ushqen edhe tekfirizmin, kur shkon në ekstremin e saj.

Ajo që dua të vendos theksin në këtë këshillë, nuk ka të bëjë me një qëndrim të caktuar të gabuar të hoxhallarëve, apo frikë e faj të tyre, por me një fenomen që do të na kushtojë rëndë në të ardhmen dhe që ka filluar t’i tregojë pasojat e tij.

Ky fenomen është ajo që përmenda më sipër, përdhosja e statusit të hoxhës, tanimë duke i përdhosur jo si individë, por si hoxhallarë që janë, që nuk bëjnë atë që duhet, apo bëjnë diçka të gabuar. Kjo sjellje nga një pjesë e besimtarëve, që edhe mund të kenë të drejtë kur shfryjnë, por jo kur shajnë, shpie në uljen e autoritetit të hoxhës, jo më si individ, por të statusit, institucionit shpirtëror dhe autoritetit të fesë që ai përfaqëson. Rënia e këtij autoriteti shpie në zhvlerësimin e burimeve njerëzore nga merret feja, dhe për rrjedhojë, kjo sjell largimin edhe të njerëzve, jo vetëm nga hoxhallarët, por edhe nga vetë feja. Ka edhe raste kur kjo provokon daljen e skizmave, apo sekteve të reja që kërkojnë të marrin vetë në dorë drejtimin dhe ligjërimin fetar, për vete dhe të tjerët, duke injoruar tashmë liderët aktualë të fesë. Në këtë rast, kjo na kujton paralajmërimin e Profetit (alejhi salatu ue selam) për rrezikun që iu kanoset njerëzve, kur ata nuk ndjekin njerëzit e ditur, por sharlatanët e paditur.

Shembulli më i qartë për këtë që thashë, është historia jonë deri në 1967-n, ku denigrimi i statusit të hoxhës i parapriu ndalimit të fesë, imazh ky që në fakt ruhet edhe sot, te një pjesë e popullit tonë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Perëndim, ku u denigrua kisha dhe klerikët, me të drejtë ose pa të drejtë (bashkë me proceset e tjera sociale që shkaktoi moderniteti), dhe ja ku është Perëndimi sot, shumë larg fesë dhe besimit.

Kështu që le ta ruajmë fenë tonë, duke ruajtur statusin dhe nderin e hoxhës, si dhe duke kritikuar me etikë dhe vërejtje konstruktive./Observer.al/

Share4Tweet

Related Posts

Kombi apo feja; kah t’ia mbajnë shqiptarët!

October 5, 2022

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021

Pengmarrja e trefishtë e Kosovës!

October 17, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.