Analisti Xhevdet Pozhari ka njoftuar se sot ka vdekur vëllai i tij, Ardonit.
Ai këtë bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, duke njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot.
Kujtojmë se Ardoniti ka qenë tash e disa muaj duke luftuar me jetën.
Postimi i plotë:
Shpirtbardhi jonë, Ardoniti, sot mbylli sytë përgjithmonë.
Zoti e deshti pranë vetes, engjëllin tonë.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e diele 19.06.2022, në ora 17:00, në varrezat e reja të qytetit në Gjakovë.
Të pikëlluar,
Familja Pozhari.