Dardan Molliqaj nga Partia SocialDemokrate, sonte në Tv Dukagjini ka thënë se duhet të pranohet fakti që VV i ka fituar zgjedhjet dhe se partia e tij ka humbur zgjedhjet.
Molliqaj ka thënë se ndarja e VV-së ka ndikuar në rezultatin e PSD-së dhe bindja e VV-së kundrejt tyre.
‘’VV është fituese dhe nuk pres me pasë ndërrim, fakti i dytë që PSD i ka humb zgjedhjet bindshëm. Këto janë të dyja. VV nuk ka qenë duke prirë në sondazhe. Por ndryshe ishte në zgjedhje. Nuk kam besu që VV mund t’i fitojë zgjedhjet. Ky është fakt që unë e pranoj. Janë dy faktorë krysorë që e kanë pru rezultitn tonë. E para ka të bëjë me ndarjen e VV’së dhe mënyrën. Njerëzit e kanë perceptu si plan për ta dëmtu një subjekt që do ta dërgonte PDK’në në opozitë. VV i ka bind qytetarët për narracionin e vetë në raport me neve.
Discussion about this post