Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Mohamed Salmavi thotë se do ta bëjnë një film për mbretin shqiptar të Egjiptit, Mohamed Ali Pashën!

September 20, 2019
63
SHARES
369
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Muhamed Selmavi

Më shumë se 3 shekuj më parë, një familje nga Zëmblaku i Korçës, shpërngulet për në Kavala të Greqisë. Janë vitet 1700 dhe kryefamiljari është tregtar. Më 4 mars 1769 familja shqiptare bëhet me djalë, historia e njeh si Mohamed Ali, sundimtari i Egjiptit.

Dinastia e tij e drejtoi Egjiptin prej 1805-ës deri më 1952. 3 shekuj më pas, një tjetër Mohamed mbërrin në Zëmblak. Është shkrimtari Mohamed Salmavi nga Egjipti, që ka mbërritur në fshat për të kërkuar gjurmët e babait të Egjiptit modern. Ka gjetur këtu të vetmen gjë që nuk mund të gjente në Kajro, shpirtin shqiptar të udhëheqësit të kahershëm.

Salmawy në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” tregon projektin për një film për Mohamed Alinë me ndihmën e shoqatës së Miqësisë Arabo-Balkanike (Arab Balkans Friendship Association), që drejtohet nga Salah Abou El Magd dhe regji të Ilir Harxhit. Skenari do të jetë i Salmawy, i cili ndan me ne edhe detaje interesante dhe frymëzuese nga jeta e tij si shkrimtar, si kujtimet nga sheshi “Tahihr” ku mes më shumë se 20 milion qytetarëve kundërshtoi regjimet autokrate dhe bashkë me kolegë intelektualë mbrojtën Shtëpinë e Operës.

Sipas Salmavit, bashkimi i intelektualëve me qytetarët që gjetën fuqinë e tyre, ka shpëtuar Egjiptin nga ajo që mund të quhet dimri arab.

– Hera e parë në Shqipëri. A patët mundësi të vizitoni vendin, apo keni qenë vetëm nëpër takime?
Ndjej sikur kam qenë në të gjithë vendin, sepse kam qenë në Gjirokastër dhe kam ndaluar në shumë vende. Kam qenë në Korçë dhe në Pogradec dhe kam shkuar deri në Zëmblak, një fshat të vogël, shumë larg, pothuaj afër kufirit grek. Zëmblaku është fshati prej ku iku një familje shqiptare për t’u zhvendosur në Kavala, ku sollën në jetë shqiptarin që më vonë mundi të gjente ngjashmëri mes shqiptarëve dhe egjiptianëve. Ai udhëtoi drejt Egjiptit, ra në dashuri me të. Egjipti po ashtu e respektoi dhe e pëlqeu atë aq shumë, sa i shkroi Sulltanit në Stamboll duke i thënë se donin që Mohamed Ali, Shqiptari të ishte sundimtar i Egjiptit. Ai u bë sundimtar i vendit, e modernizoi dhe e transformoi në arsim, ushtri, agrikulturë, ekonomi, politikë, duke e bërë Egjiptin një vend me peshë në skenën ndërkombëtare të kohës. Dinastia e tij qëndroi me ne (në Egjipt) për 200 vjet, deri në kohën e revolucionit më 1952.

-Përmes rrëfimit tuaj për vizitat, ju treguat edhe arsyet e ardhjes në Shqipëri, kërkimi i gjurmëve të Mohamed Ali. Pse kërkon një shkrimtar si ju, të gjejë gjurmët e një sundimtari?
Jam në Shqipëri, sepse po gjej rrugët në të cilat ka kaluar ky burrë i madh, që të shkruaj historinë e Mohamed Ali për një film të kalibrit ndërkombëtar prodhuar nga Shoqata e Miqësisë Arabo-Balkanike (Arab Balkans Friendship Association që drejtohet nga Salah Abou El Magd. Ndonëse kjo shoqatë është e re këtu, në një kohë superfuqish përreth na duhet të komunikojmë e të kemi fuqinë tonë, sepse kemi shumë të përbashkëta. Problemet tona ngjajnë dhe shumë prej historisë sonë kanë ngjashmëri. Ne mbase jemi të aftë të kemi edhe zgjidhje për problemet e njëri-tjetrit, mbase më tepër se shumë prej vendeve të zhvilluara.

-Dhe të dyja vendet, si Egjipti, si Shqipëria, ia dolën t’i mbijetojnë Perandorisë Osmane, duke ruajtur identitetin e tyre, apo jo?
Të dyja vendet e ruajtën identitetin dhe këtë e kam vënë re kur kam ardhur në Shqipëri. E kuptoja se nuk isha në Gjermani, Francë, Zvicër, e as në Itali. Arrija të shquaja identitetin qartësisht, sidomos në karakterin e njerëzve. Ka një karakter kombëtar shqiptar, për të cilin nuk jemi të ndërgjegjshëm derisa vijmë këtu.


Share62Tweet

Related Posts

Egjipti heq gjendjen e jashtëzakonshme pas 4 vitesh!

October 27, 2021

Normalizimi i Marrëdhënieve Turqi-Egjipt!

June 4, 2021

Egjipti kërkon 1 miliard dollarë, për shkak se anija kishte bllokuar Kanalin e Suezit!

April 2, 2021
Kanali i Suezit – Kush e ndërtoi, çfarë rëndësie ka dhe roli i shqiptarëve aty!

Kanali i Suezit – Kush e ndërtoi, çfarë rëndësie ka dhe roli i shqiptarëve aty!

March 27, 2021

Kaos i paparë në 150 vjetët e fundit në Kanalin e Suezit, bllokohet transporti detar botëtor!

March 26, 2021

Qasja e Kajros sjell përfitime si për Egjiptin, ashtu edhe për Turqinë!

March 14, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.