Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogherini kishte refuzuar një kërkesë legjitime të serbëve të Republikës së Kosovës.
Nenad Rashiq, njëri prej përfaqësuesve të serbëve në vendin tonë, tregoi për një sugjerim që ia kishin bërë kohë më parë Mogherinit.
Zyrtarja e lartë e BE-së i kishte “mbyllur sytë”, karshi kërkesës së Rashiqit, shkruan Indeksonline.
“Kam kërkuar nëse ka mundësi që të kemi 2 dëshmitarë të ngjarjeve të bisedave, në Bruksel. Kjo mendoj se është një ide. Zonja Mogherini na kanë refuzuar dhe s’kanë pranuar idenë tonë”, është shprehur ai gjatë një lidhjeje direke me KDI-në.
Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të jenë më vigjilente sa i përket pozicionimit të serbëve.
“Fatkeqësisht ne kemi mbet sikurse “serbët e askujt”. Kjo është një tezë që është përdorur shumë herë. Prishtina mendoj se duhet të marrë masa dhe përgjegjësi më të madhe për serbët”, është shprehur ai. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post