Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Mobilizim i paparë për zgjedhje dhe mbrojtje të votës!

October 5, 2019
3
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Zgjedhjet në Kosovë

Më 6 tetor, qytetarët e Kosovës që kanë të drejtë vote pritet t’i nënshtrohen procesit zgjedhor, ditë kjo kur Kosova mbanë zgjedhjet parlamentare.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 mijë kosovarë, që do të kenë mundësinë të votojnë për partitë apo kandidatët e tyre të preferuar për deputet.

Për zgjedhjet e 6 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte, prej tyre 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur.

Në KQZ thonë se kanë bërë të gjitha përgatitjet sa i takon organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Sipas këtij institucioni, të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit kanë saktësisht 1 milion e 937 mijë e 869 votues.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, tha se në këto zgjedhje janë më shumë se 100 mijë votues të ri.

“Pra, janë 111 mijë e 733 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017. Nga këta 111 mijë e 733 votues, janë 87 mijë e 180 votues të rinj që pas zgjedhjeve lokale 2017 kanë arritur moshën 18 vjeç, e që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje, si dhe janë 24 mijë e 553 votues që nuk kanë qenë pjesë e listës votuese të këtyre zgjedhjeve, por që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil midis dy palë zgjedhjesh ose që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, në këto zgjedhje do të hapen 895 qendra të votimit me gjithsejtë 2 mijë e 547 vendvotime, të cilat do të hapen në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Procesi zgjedhor do të vëzhgohet nga një grup i më shumë se 40 organizatave të shoqërisë civile të cilët janë bashkuar në koalicionin “Demokracia në Veprim”.

Koalicioni i organizatave të shoqërisë civile, Demokracia në Veprim, do të kenë vëzhguesit e tyre në të gjitha qendrat e votimit në Kosovës.

Sipas, Blerta Aliut nga Demokracia në Veprim, ditën e zgjedhjeve do të jenë të angazhuar rreth 3 mijë vullnetarë të cilët do të raportojnë për çdo parregullsi që mund të paraqitet gjatë procesit të votimit.

“Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim është mobilizuar tanimë për ditën e zgjedhjeve. Ne do t’i vëzhgojmë zgjedhjet e 6 tetorit, do të jemi në secilin vendvotim, diku tremijë vullnetarë janë të angazhuar në këtë proces. Do të mbulohen të gjitha vendvotimet, do të kemi qendrën e thirrjeve. Do të jemi prezent përmes konferencave në kohë reale për t’i kumtuar të gjitha rezultatet dhe të dhënat që na vijnë nga terreni. Për çdo parregullsi ne do të jemi aty për ta raportuar. Koalicioni i OJQ-ve, Demokracia në Veprim përbëhet prej 40 organizatave partnere dhe është i shtrirë d.m.th në të gjithë territorin e Kosovës”, tha Aliu.

Procesi zgjedhor i 6 tetorit do të vëzhgohet edhe nga një mision i gjerë i Bashkimit Evropian. Rreth 30 vëzhgues dhe analistë të këtij misioni janë vendosur në Kosovë që nga fillimi i muajit shtator.

Njëjtë si herëve të kaluara edhe në këto zgjedhje, në total do të jenë rreth 100 vëzhgues, nga shtetet anëtare të BE-së që do të vëzhgojnë procesin e votimit dhe numërimit më 6 tetor.

Ky është misioni i pestë i vëzhgimit të zgjedhjeve në Kosovë nga Bashkimi Evropian që nga viti 2013.

Ndërkohë, Policia e Kosovës do të kujdeset për mbarëvajtjen procesit si dhe transportimin e materialit zgjedhor.

Për të siguruar një proces të drejtë zgjedhor rol të rëndësishëm ka edhe Prokuroria e Shtetit, institucion ky që ka caktuar 100 prokurorë kujdestarë në nivel vendi për ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka thënë se prokurorët do të kujdesen që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të parapara me ligj ndaj personave që mund të shkelin ligjin duke dëmtuar procesin zgjedhor.

“Bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, ku janë të përfshirë 11 vepra penale, varësisht prej elementeve që do t’i hasim dhe krimeve të ndërmarra nga persona të caktuar do të reagojmë me kohë, menjëherë me ndalim të personave që do të bijnë ndesh me ligjin”, ka thënë Pula.

Zgjedhjet e 6 tetorit u shpallën pasi me 19 korrik të këtij viti, asokohe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Haradinaj e arsyetoi dorëheqjen me faktin se ai kishte pranuar ftesë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës me Seli në Hagë./rel/Telegrafi/

Share3Tweet

Related Posts

Nesër në ora 10:00 shpallen rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale!

October 27, 2021

Sot në ditën e zgjedhjeve lokale, deri më tani kanë lindur 16 foshnje!

October 17, 2021

Shkullaku godet Vetëvendosjen: Janë zgjedhjet e para ku VV-ja do të gjykohet me votë edhe për mënyrën e qeverisjes!

October 15, 2021

Paçarizi: Pritej që Vetëvendosje t’i sfidonte kryetarët aktualë, por nuk zgjodhi kandidatët e duhur!

October 15, 2021

Të hënën s’ka mësim në shkollat ku votohet!

October 15, 2021

PDK mblidhet në mënyrë të jashtëzakonshme, mësohet arsyeja!

October 15, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.