Pasi Presidenti Trump u kthye nga spitali “Walter Reed”, pamjet e transmetuara nga Shtëpia e Bardhë ndezën një seri komentesh në mediat sociale, disa prej të cilave vijnë nga mjekë të lartë.
Kujtojmë, Trump mori një test pozitiv për COVID-19 të premten e kaluar dhe u transferua në spitalin “Walter Reid” të Uashingtonit, i cili vlerësohet të jetë një nga spitalet më të mira në botë, brenda 24 orëve nga njoftimi i rezultatit. Pas një qëndrimi tre-ditor në spital, gjatë së cilës ai mori tre terapi të ndryshme (koktej eksperimental me antitrupa, Remdesivir dhe dexamethasone), presidenti i SHBA u kthye në Shtëpinë e Bardhë.
Pasi u transportua në lëndinën ngjitur me Shtëpinë e Bardhë nga një helikopter Marine One, Trump ngjiti shkallët, hoqi maskën dhe pozoi për fotoreporterët.