![](https://mejdani.com/wp-content/uploads/2022/05/Bekir-Bozdag-1024x576.jpg)
“Ata që zgjedhin organizatat terroriste në vend të Turqisë, duhet të kuptojnë se sa e gabuar është preferenca e tyre dhe se ata vetë humbasin nga kjo”, tha të martën ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag.
Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag përshëndeti me një fjalim mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive të Turqisë, mbajtur të martën në Ankara.
Duke reaguar ndaj qëndrimit proterrorist të Suedisë dhe Finlandës, dy vende në rend të ditës për shkak të anëtarësimit të tyre në NATO, ministri turk tha: “Për fat të keq, aktualisht shumë vende të Bashkimit Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i mbështesin seriozisht dhe hapur organizatat terroriste. Dhe në krye të këtyre vendeve qëndrojnë Finlanda me Suedinë”.
Ministri Bozdag theksoi se këto dy shtete nuk kanë ekstraduar as edhe një nga anëtarët e organizatave terroriste FETO dhe PKK, ekstradimin e të cilëve Turqia e ka kërkuar me kohë.
“Ata që vlerësojnë Turqinë, duhet ta bëjnë këtë vlerësim duke parë se çfarë kapërcimi ka bërë dhe në çfarë pike ka arritur ajo. Ata që preferojnë organizatat terroriste në vend të Turqisë, duhet të kuptojnë se sa e gabuar është preferenca e tyre, e cila i bën ata të humbasin”, shtoi ai.