
Ministri Hekuran Murati, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se prej këtij muaji, në skemën sociale për fëmijë, do të përfshihen edhe ata të cilët kanë lindur nga viti 2015-të.
“Si rezultat i performancës së mirë financiare dhe hapësirës fiskale të krijuar, sot kam marrë vendim që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje” – ka shkruar ndër të tjera Murati.