Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas vizitës në SHBA, direkt udhëtoi për vizitë katërditore në Republikën e Turqisë, me ftesë zyrtare të homologut të tij, ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, raporton RTK
Bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite, Ministri Mehaj përveç takimit me homologun e tij, do të realizojë edhe vizita dhe takime në Presidencën Turke të Industrisë së Mbrojtjes, pastaj do të vizitojë Qendrën Akademike Ushtarake Turke, si dhe në kompanitë më të njohura turke të industrisë së mbrojtjes.
“Përveç kësaj, Ministri Mehaj do të vizitojë edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ajo që vlen të përmenden rreth kësaj vizite të Ministrit të Mbrojtjes është fakti se ai udhëtoi direkt nga Washingtoni në Ankara.
Vizita përkatëse realizohet në kuadër të objektivit strategjik për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral me vendet tona partnere.