Lumir Abdixhiku, i lindur më 22 prill 1983, është politikan nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Abdixhiku përfundoi studimet universitare në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2006 ka marrë titullin magjistër shkence në Universitetin e Staffordshire të Britanisë, në fushën e Moralit fiskal.
Në vitin 2013 ai ka marrë titullin doktor shkence i ekonomisë, nga Universiteti Staffordshire, pas katër vjetëve hulumtimi e kërkimi në fushën e determinantëve të evazionit fiskal të bizneseve në vendet e tranzicionit. Abdixhiku gjithashtu është edhe drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest”.
Ai i është bashkuar Institutit në vitin 2005 dhe që nga atëherë është i angazhuar në disa projekte kërkimore, të avokimit e zhvillimit – në Kosovë dhe jashtë saj.