Besian Mustafa është i lindur më 14 gusht 1984 në lagjen Dardania në Prishtinë ku edhe përfundoi shkollën fillore.
Arsimin e mesëm e filloi në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, për ta përfunduar në Illinois në Amerikë. Vazhdoi studimet universitare në dy drejtime, financa dhe kontabilitet, në La Roche University në Pittsburgh, Pennsylvania, dhe masterin në administrim biznesi në New York City.
Përvoja profesionale: Zëdhënës i LDK-së, mbi 7 vjet pozita menaxheriale në banka, në Investime dhe Menaxhim të Riskut, ku ka menaxhuar portfolio prej 360 milion euro, 3 vjet kryeshef ekzekutiv në Agjencinë për Promovim të Investimeve në Qeverinë e Kosovës, mbi 600 milion euro investime të huaja në Kosovë gjatë kësaj periudhe, bashkë me USAID dhe KfË.
Ka themeluar Fondin për Garanci Kreditore që ka rritur kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe mesme për 100 milion euro, mbi 5 vjet ligjërues i ekonomisë në Staffordshire University, AAB dhe Riinvest.
Është anëtar Bordi në fondacionin e bamirësisë të themeluar nga Dua Lipa “Sunny Hill Foundation”. Ndërsa nga sot, është emëruar ministër i Bujqësisë në Qeverinë Kurti.