Kuvendi i Kosovës mbajti sot seancë plenare, ku u zgjodh Qeveria e re e Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Albin Kurti në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Qeveria Kurti pritet t’i ketë 2 zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra.
Ndarja e posteve është bërë në atë mënyrë që 6 ministri të udhëhiqen nga LDK-ja, ndërsa po ashtu të ketë edhe zëvendës-ministrin e parë.
Zëvendës-kryeministrit i parë në Qeverinë Kurti, është emëruar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili i takoi ish-shefit të grupit parlamentar të kësaj partie në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hotit.
LDK-ja në marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, gjithashtu u pajtua të marr edhe gjashtë ministri: Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Arsimit, atë të Kulturës dhe të Bujqësisë.
Këto janë profilet e të emëruarve të LDK-së, në poste qeveritare në Qeverinë Kurti:
Avdullah Hoti – Zv. kryeministër i parë:
Avdullah Hoti, i lindur më 04 shkurt 1976 është politikan, i cili ishte kandidatë në koalicion për kryeministër në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 2017. Ai ka shërbyer si Ministër i Financave në mes të vitit 2014 dhe më 2017 në koalicionin qeverisës PDK/LDK.
Hoti është profesor i rregullt në fakultetin e Ekonomisë në universitetin e Prishtinës, që nga viti 1998 dhe ligjëron lëndët Makroekonomi I dhe Makroekonomi II. Nga 1999 deri ën vitin 2004 ishte hulumtues në Institutin Riinvest në Prishtinë.
Ishte kryeredaktor i Revistës Kontabiliteti Bashkëkohor, botuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës. Nga gushti 2006 deri në vitin 2007 ishte këshilltar i lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Kurse, nga janari 2008 deri në 2009 ishte këshilltar për ekonomi i Kryetarit të Prishtinës, kurse. Nga janari 2010 deri në 2013 ishte nënkryetar i Komunës së Prishtinës.