Agim Nuhi Veliu, ka lindur më 25.07.1960. Është nga fshati Bradash, Podujevë dhe me profesion është jurist.
Veliu flet shqip, anglisht dhe serbokroatisht. Është i martuar dhe baba i 2 fëmijëve. Agim Veliu është një ndër themeluesit e Degës së LDK-së në Podujevë, prej 1990 në poste udhëheqëse të Degës së LDK-së.
Më 1998 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vitin 2000 zëvendëskryetar i bordit Administrativ, ishte kryetar i kryetar i Kuvendit të komunës së Podujevës nga viti 2000 deri 2002, po ashtu gjatë viteve 2002 – 2004, ndërsa u zgjodh ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë në vitin 2004 deri ën vitin 2007.
Ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës 2008 –2009. Pastaj për dy mandate ishte kryetar i komunës së Podujevës gjatë viteve 2010-2013 dhe 2014-2017, e deri në vitin 2020, pra tani ku u zgjodh ministër i Punëve të Brendshme.