Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Mimoza Kusari-Lila reagon pas publikimit nga prokuroria: Aktakuza nuk më befasoi, e vërteta duhet të zbardhet!

April 10, 2020
4
SHARES
795
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
mimoza-kusari-lila

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër ish-Ministrave nga Qeveria Thaçi 2 dhe 15 personave tjerë, me akuzën “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Çështja në fjalë lidhet me privatizimin e rrjetit të distribucionit të KEK-ut, respektivisht shitjes me rrjetin e distribuimit edhe të katër hidrocentraleve, në vitin 2013.

E njëra ndër të akuzuarit është edhe ish-ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo përmes një postimi në faqen e saj në Facebook ka dhënë detaje rreth procesit të kësaj aktakuze.

Thotë se nuk është befasuar, pasi që hetimet kishin nisur në vitin 2015.

Beson se në Gjykatë do të zbardhet e vërteta.

Kusari – Lila ka thënë se ishte intervistuar disa herë dhe është përpjekur të sqarojë në pika të shkurtra procesin e privatizimit. Ajo tha se është betejë e saj dhe pret që të fitojë drejtësia. Por, Kusari- Lila pati edhe një deklaratë interesante, duke e përshkruar momentin e aktakuzës si liri pasi më askush nuk do t’ia mbajë hetimin mbi kokë.

“Unë sot ndihem e liruar se më askush nuk do të ma mbajë mbi kokë hetimin, ashtu siç për vite me radhë u trajtua ky rast varësisht nga rrjedhat politike në vend”, ka shkruar ajo.

Ky është reagimi i saj i plotë:

Sot më informuan se Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj meje, tre ish-Ministrave tjerë nga Qeveria Thaçi 2 dhe 15 personave tjerë, me akuzën “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Çështja në fjalë lidhet me privatizimin e rrjetit të distribucionit të KEK-ut, respektivisht shitjes me rrjetin e distribuimit edhe të katër hidrocentraleve, në vitin 2013.

Për këtë temë në përgjithësi dhe për këtë hetim në veçanti, për herë të parë jam informuar në vitin 2015, kur unë vetëm kisha lënë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe isha zgjedhur Kryetare e komunës së Gjakovës.

Në ndërkohë, në vitin 2016 kam qenë e ftuar një herë nga policia e Kosovës në cilësinë e dëshmitares dhe për herë të parë për këtë temë u ftova nga prokuroria e Kosovës, në nëntor të vitit 2019, kur Prokurori i rastit gjatë intervistës deklaroi se “tashmë çdo gjë është gati dhe më shumë arsyetime mund të jepni në Gjykatë”.

Nga ajo intervistë, fitova bindjen se kjo aktakuzë do të ngritej domosdo, andaj sot asgjë e papritur nuk ka ndodhur për mua.

Trajtimi i shitjes së katër hidrocentraleve si pjesë e distribucionit të KEK-ut duhet të shpaloset para opinionit publik. Gjithashtu, çdo detaj i privatizimit të KEK-ut duhet të zbardhet, prej vendimit të parë për privatizimin e KEK-ut nga Qeveria Thaçi 1 në vitin 2008 dhe vendimit të dytë nga Qeveria Thaçi 2 në vitin 2011. Në veçanti duhet të zbardhet nëse ka pasur diskutime apo informata tjera të cilat supozohet se janë trajtuar në të njëjtën mënyrë, sikur çështja me të cilën po ngarkohemi ne e të cilën fare nuk e kemi diskutuar në proces zyrtar.

E vërteta duhet të zbardhet pasi në kohën kur ne kemi trajtuar privatizimin e distribucionit të KEK-ut, asnjë herë në agjendë të mbledhjes nuk na është prezantuar përfshirja e hidrocentraleve në takimet zyrtare të Komitetit ndërministror nga njësia e implementimit të projektit dhe as nga Ministria bartëse e privat izimit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Kjo situatë duhet të përmbyllet me epilog në të cilin duhet të triumfojë drejtësia.

Në kapacitetin personal, kjo është betejë e imja për të mbrojtur punën, angazhimin dhe besimin që e kam dhe e kam pasur gjithmonë në ndërtimin e Republikës së Kosovës. Në Republikën shtet të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë, ku askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk mund të bëhet ligji.

Edhe pse kemi rrugë të gjatë për të bërë si shoqëri, unë besoj në shtet të së drejtës dhe jam e bindur se drejtësia do të triumfojë.

Për të gjithë ata që më besojnë mua, punës dhe angazhimit tim, për të gjithë ata që ishin krah meje, bashkë me mua dhe në mbështetje timen, kjo është vetëm edhe një sfidë në rrugën tonë përpara, por asesi nuk është destinimi final i përpjekjes dhe angazhimit tonë për këto 11 vite sa jam aktive në politikën e Kosovës.

Unë sot ndihem e liruar se më askush nuk do të ma mbajë mbi kokë hetimin, ashtu siç për vite me radhë u trajtua ky rast varësisht nga rrjedhat politike në vend. Tani faktet dhe të vërtetat do t’i themi në Gjykatë, aty ku edhe duhet të triumfojë vetëm drejtësia.

Për mediat të cilat sot gjatë ditës më kontaktuan në vazhdimësi për këtë temë, ky tekst është edhe prononcimi im zyrtar, ndërsa shtjellimi i mëtutjeshëm i rastit do të trajtohet në Gjykatë.

Shëndet e gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja dhe mos harroni, pa marrë parasysh temat politike, më e rëndësishmja sot është të respektojmë thirrjet e zyrtarëve shëndetësorë për masat e parandalimit të shpërndarjes së virusit #Covid19 Andaj, #RriNëShtëpi

Share2Tweet

Related Posts

Në prag të ballotazhit, ushtrohet kallëzim penal ndaj Mimoza Kusarit!

November 4, 2021

Garë e ashpër në Gjakovë: Gjini flet për mundësinë e koalicioneve në balotazh!

October 22, 2021

Përfundon numërimi në Gjakovë: Gjini e Kusari në balotazh!

October 18, 2021

Kusari: Deputetët e PDK-së e fyen dhe shanë Gërvallën, ministri Peci u ngrit t’i dalë në mbrojtje!

May 6, 2021

Seanca për presidentin, Kusari-Lila: S’kemi folur me Halitin – jemi në bisedime më disa deputetë tjerë!

April 4, 2021

Nga 14 Komisione Parlamentare, LVV do të udhëheq me shtatë prej tyre!

March 30, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.