Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila tha se lajmi që kryeministri Avdullah Hoti doli pozitiv me COVID-19, nuk është çudi.
Ajo tha se virusin e kemi mes nesh dhe secili mund të jetë i infektuari i radhës kur nuk respektohen udhëzimet e IKSHPK-së.
Duke i uruar shërim të shpejtë Hotit, ajo tha se pasi i njëjti nuk u ndjeh mirë dhe pasi pati arsye të testohet,pse nuk u izolua?, transmeton Indeksonline.
Sipas saj, Hoti bëri të kundërtën e protokollit që sygjeron që prej testimit deri tek marrja e rezultatit, personi të izolohet.
Reagimi i plotë:
Postimi i plotë i Kusari-Lilës:
Mirëmëngjesi Kosovë,
E Hënë, ditë e re dhe javë e re.
Lajmi i mbrëmjes, z. Avdullah Hoti doli pozitiv me virusin Covid-19. Ky lajm nuk është ndonjë çudi. Tanimë virusin e kemi mes nesh dhe secili mund të jetë personi i radhës i infektuar kur nuk i respekton udhëzimet e IKSHPK-së.