Në lidhje me reciprocitetin, dje ka shkruar edhe profesori universitar, Milazim Krasniqi. Në një postim të tij në Facebok ai ka folur në lidhje me këtë temë të nxehtë si dhe për taksën 100% ndaj shtetit të Serbisë.
Milazim Krasniqi ka treguar se çfarë nënkupton reciprociteti dhe gjithashtu jep zgjidhjen që forcimi nga brenda i shtetit tonë dhe kombit shqiptar është ajo që mund të përballë presionin dhe dominimin e Serbisë në Kosovë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Reciprociteti nënkupton një raport fizikisht simetrik dhe moralisht legjitim ndërmjet dy subjekteve. Nëse subjektet janë asimetrike përnga madhësia, fuqia dhe legjitimiteti, reciprocitet nuk mund të ketë.
Në atë rast mund të ketë presion, imponim, dominim, subordinim të njërit sbjekt mbi tjetrin. Qashtu qysh ka Serbia ndaj Kosovës dhe qysh ka me pasë edhe më tutje. E vetmja zgjidhje është forcimi nga brenda i shtetit tonë dhe i kombit shqiptar në rajon, për të përballuar presionin, imponimin, dominimin dhe subordinimin e Serbisë mbi Kosovën.
Llafet pa mbulesë nuk na bëjnë derman.” ka shkruar Krasniqi.