Profesori i UP’së dhe analisti politik, Milazim Krasniqi, ka thënë se Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka bërë cirk teksa shkoi në punë në këmbë, e kjo për shijen e njerëzve të paditur dhe pavetëdije politike.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se sjellja e Kurtit nuk është politike, e nuk tregon e as qeverisje.
“Në një vend si Kosova, ku duart e armiqve janë gjithandej prezente, siguria e jetës së kryeministrit, cilido qoftë ai, duhet të jetë e plotë. Ndërsa, në rastin e Kurtit, siguria duhet të jetë shumë më rigoroze. Pse? Sepse ka ardhë në krye të qeverisë me një politikë konfliktuoze, e cila ka prodhuar shumë kundërshtarë e armiq”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë i Profesorit Milazim Krasniqi:
Shkuarja këmbë në punë e Albin Kurtit është pjesë e cirkut argëtues, për shijen e njerëzve të padije e të pavetëdije politike. Kjo sjellje nuk është as politikë, nuk është as qeverisje. Në një vend si Kosova, ku duart e armiqve janë gjithandej prezente, siguria e jetës së kryeministrit, cilido qoftë ai, duhet të jetë e plotë. Ndërsa, në rastin e Kurtit, siguria duhet të jetë shumë më rigoroze. Pse? Sepse ka ardhë në krye të qeverisë me një politikë konfliktuoze, e cila ka prodhuar shumë kundërshtarë e armiq. Deri sa të eliminohet ky perceptim, Kurti duhet të ketë siguri shumë më rigoroze, sepse ka rrezik që forcat e errëta antiKosovë të gjuajnë gurin e të fshehin dorën. Qëllimi mund të jetë destabilizimi, zhbërja e shtetit. Pra, lëreni cirkun, bëni poliitkë në pajtim me realitetin që kemi, që si shtet ende jemi në rrezik.