“Në rast lufte me Greqinë, jemi gati që të shlyejmë borxhin tonë ndaj Turqisë”.
Kështu janë shprehur krerët e Ushtrisë së Lirë të Sirisë, e cila aktualisht është duke luftuar përballë ushtrisë së Presidentit Asad në veri të Sirisë.
Lajmi ka bërë bujë në disa media greke dhe turke, të cilat shprehen se mijëra xhihadistë janë të gatshëm që të përballen me Greqinë nëse do të ketë një luftë me Turqinë, raporton abcnews.al.