Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Mijëra qytetarë të Shqipërisë janë vendosur në Kosovë, 2 mijë vetëm në Prizren: Të gjithë kanë rrëfime tmerri!

December 1, 2019
11
SHARES
5
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Prizreni

Kosovarët po vazhdojnë të solidarizohen me vëllezërit e tyre nga Shqipëria, të cilët përjetuan rëndë tërmetin e 26 nëntorit, nga i cili humbën jetën 51 persona dhe mbi 900 të tjerë u lënduan, e shumë ndërtesa u kthyen në gërmadha.

Të shumtë janë ata banorë nga Shqipëria të cilëve u janë hapur dyert për strehim në Kosovë.

Në Parkun Inovativ në Prizren janë akomoduar mbi 500 persona, ndërsa janë edhe 1500 të tjerë, të cilëve u janë hapur dyert nga pronarët e hoteleve, në shtëpia private dhe shkolla.

Ka dy ditë që Myrvet Veshi së bashku me familjen e tij ka ardhur në Prizren, si shkak i tërmetit 6.4 ballë të Rihterit që goditi Shqipërinë.

Ai ka rrëfyer mëngjesin e asaj dite, derisa thotë se kanë parë vdekjen me sy.

“Shumë keq, tërmeti i parë sidomos ka qenë shumë dramatike. Ne jetojmë në katin e dytë, me pak fjalë e kemi parë vdekjen me sy…Ngase nuk kishim përjetuar ndonjëherë ngjarje të tillë, nuk tentonim të dilnim jashtë, vetëm prisnim, duke iu lutur Zotit që të përfundojë, nuk kishim mundësi të dalësh. Ishim në gjumë dhe na zgjuan britmat. Edhe ishte ora 4 e mëngjesit, dhe iu luteshim Zotit që të përfundonte dhe te shpëtojmë të gjallë, nuk kemi bërë asnjë manovrim”, thotë ai.

Për katër ditë me radhë ai tregon për KosovaPress, se kishin qëndruar me familje në makinë. E për të qetësuar veten dhe familjen, dy ditë më herët ishin nisur për Kosovë.

Ai kishte ndaluar te Parku i Inovacionit, ku tashmë po strehohen me qindra banorë të Shqipërisë të evakuuar nga tërmeti. E meqë më nuk ka vend në këtë park, i cili tashmë është kthyer në strehim për personat e prekur nga tërmeti, ai ka gjetur qetësinë te një familje në Prizren.

“Kemi ardhur parmbrëmë me makinën time. Erdhëm këtu, ishte i mbushur, ishin 40 familje, ishte e pamundur të qëndrojmë dhe policia na largoi në një sallë të madhe. Nga andej erdhi dhe na zgjodhi një familje, jemi vendosur pak më larg kampit, në një apartament”, tha ai.

Veshi tregon se në vendin ku kanë jetuar në Durrës, objekti ka pësuar plasaritje. Megjithatë thotë se shumë shpejt do te kthehen në Durrës, që të punojnë, e fëmijët te vijojnë mësimin.

“Unë dua të falënderoj çdo qytetar të Kosovës për sjelljen, dashamirësinë, për pritjen që hapen dyert. Nuk e di si do t’ua shpërblejmë këtë mirësi. Ngelëm shumë të habitur për pritjen e bërë”, tregon ai.

Krahas kësaj, ai tregon se te Parku Inovativ në Prizren, kanë shumë familjarë, derisa shton se është i zhgënjyer me shtetin shqiptar, dhe nuk pret që t’iu ndihmojë pas kësaj tragjedie.

Edhe bashkëshortja e tij, Mynere Veshi thotë se këtu ndihen më mirë, duke shtuar se ardhja e tyre në Kosovë nënkupton largimin nga tmerri.

“E përjetuam shumë keq, aq sa u asfiksuam nga tmerri. Kur zbritëm poshtë menduam se do të qetësohet, por vazhdoi prapë tërmeti. Flinim në makinë, sa erdhëm këtu, na futën brenda. Ndihem shumë më qetë, na duket se u larguam nga tmerri”, rrëfen Mynere Veshi.

Gjatë ditës, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti kanë vizituar Parkun Inovativ.

Haskuka ka thënë se ka ende nevojë për disa gjëra, megjithatë shtoi se ata që duan të ndihmojnë duhet të komunikojnë me koordinatorin e Parkut Inovativ, Faruk Dakaj.

“Në disa raste kemi nevojë për disa gjëra. Për shembull dje i kemi pasur disa donacione dhe i kemi shpërndarë pelena dhe disa gjëra që iu nevojiten grave. Ka pasur nevojë për rroba të brendshme, edhe ato i kemi siguruar. Por nëse dikush ka dëshirë që të ndihmojë është mirë që të thërrasë koordinatorin e kampit, ai e ka listën se çfarë duhet, e çfarë jo. Në disa raste protagonizmi i tepërt i njerëzve po ndikon negativisht, pasi ne nuk kemi pasur nevojë për disa gjëra që kanë ardhur dhe tash po shkaktojnë telashe edhe për t’i ruajtur”, tha Haskuka.

Në ish-kampin ushtarak të KFOR-it, tash të shndërruar në Parkun Inovativ, janë të strehuar mbi 500 persona, derisa nuk ka kapacitet për të tjerë.

Megjithatë, prizrenasit kanë hapur dyert për një numër të madh të banorëve të Shqipërisë që kanë ardhur në Kosovë.

“Sipas regjistrimeve dhe familjeve që e tani më që janë regjistruar, janë rreth 2 mijë persona në shtëpi private, hotele. Kemi në gjimnaz, i cili nuk plotëson kriteret, kisha apeluar te qeveria që të na i gjej një vend më adekuat për këta 100 persona që janë në sallën e gjimnazit. Aty mendoj që nuk janë kushtet elementare, nuk ka shtretër dhe nuk ka banjë adekuate”, deklaron Haskuka.

Që prej mëngjesit të martës Shqipëria është goditur nga disa tërmete, ku njëri prej tyre shkaktoi shumë dëme materiale në Durrës dhe Thumanë, duke marrë jetën e 50 personave dhe mbi 900 janë të lënduar.

Ndryshe, tërmetet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë paralajmëruar më herët se do të ndërtohen shtëpitë e të gjithë atyre që janë shkatërruar.

SHPËRNDAJE

Share11Tweet

Related Posts

Pse deri më sot askush nuk arriti t’i rendis shkaqet pse Kosova qe 15 shekuj nuk rahatohet!

September 19, 2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Mustafë Bajrami: As Serbia nuk flet kaq shumë keq për Kosovën e shqiptarinë sa flasin vetë shqiptarët kundër vetvetes, kjo është e tmerrshme!

July 13, 2022

Si të dilet nga kjo gjendje traumatike që ka kapluar Kosovën dhe kush është shkaktari i saj?

July 5, 2022

Thirrje për mbylljen e shkollave që financohen nga organizata terroriste të rrezikshme, Kosova të ketë kujdes të shtuar!

June 7, 2022

Formohet grupi punues për anëtarësimin urgjent të Kosovës në NATO, flet kryediplomatja Gërvalla!

March 9, 2022

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.