Nuk jeni të detyruar ta hidhni bukën bajat – ndiqni këshillat tona dhe sërish kënaquni me fetat e bukës së butë.
Ekzistojnë shumë mënyra si ta zbusni bukën bajat.
Mënyra e parë është zbutja në furrë.
Furrën nxeheni në 180 gradë, ndërkaq bukën mbështilleni me leckë të njomur.
Futeni bukën e mbështjellë në furrën e nxehur 5 – 10 minuta.
Bukën mund ta zbusni edhe në furrën e mikrovalës.
Spërkateni me ujë (mos i qitni shumë ujë bukës) dhe mbështilleni në peshqir letre.
Pastaj futeni në furrën e mikrovalës të aktivizuar në gradën më të lartë rreth 10 sekonda. /Gazeta Mejdani/