
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, është deputetja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Seanca e sotme u hap nën drejtimin e deputetit më të moshuar të Kuvendit, Jahja Kokës. Ndërsa deputetja Ujkani, si deputetja më e re në këtë legjislaturë, e ndihmoi atë ta udhëheqë seancën.
Fjolla Ujkani është deputetja 22-vjeçe e legjislaturës së shtatë së Kosovës.
Ajo u zgjodh deputete nga radhët e Vetëvendosjes, duke marrë gjithsej 7.880 vota. Ujkani dhe deputetet e tjera gra të VV’së kanë arritur të hyjnë në Kuvend pa ndihmën e kuotës gjinore.
Fjolla Ujkani u lind me 13 maj 1997, në fshatin Reznik, komuna e Vushtrrisë. Ka diplomuar në nivelin Bachelor, Shkenca Politike, në Universitetin e Prishtinës.
Nga viti 2017 është anëtare e Kuvendit Komunal në Vushtrri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe anëtare e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Discussion about this post