Mësohen emrat e dy vëllezërve nga Kosova që kanë mbetur nën rrënojat e hotelit të shembur.
Dy vëllezër nga Kosova, saktësisht nga fshati Livoç i Gjilanit dyshohet se gjenden nën rrënojat e një hoteli në Durrës. Bëhet fjalë për Shemsedin e Isa Abazi, njëri nga ta është 32-vjeçar, transmeton Gazeta Mejdani.
Ata që disa orë besohet se gjenden nën rrënoja. Ekipet e emergjencës janë duke bërë përpjekjet maksimale për nxerrjen e këtyre dy personave të cilat sipas autoriteteve atje janë lokalizuar, mirëpo që ende nuk janë nxjerrë nga gërmadhat.
Të dy vëllezërit besohet se kanë qenë vizitorë në Durrës në momentin tragjik kur ndodhi tërmeti./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post