Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Merkeli mbetet e varur nga Erdogani, dhe jo e kundërta!

January 26, 2020
23
SHARES
1.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Marcel Fürstenau

Opozita në Gjermani e ka të lehtë: Ajo mund të kërkojë nga kancelarja Angela Merkel “fjalë të qarta“ kundrejt Turqisë. Këtë e kërkoi tani edhe politikani liberal, Alexander Graf Lambsdorff.

Shkruan: Marcel Frstenau

Parimisht, ai ka të drejtë: Të drejtat e njeriut dhe ato qytetare shkelen me këmbë në Bosfor dhe Anadoll. Perandoria Erdogan përzihet në luftëra civile në Siri dhe Libi. E megjithatë, Lambsdorff e di se çfarë karte ka në dorë pushtetmbajtësi turk kundrejt Evropës, e veçanërisht Gjermanisë: marrëveshjen për refugjatët.

Nëse Erdogani i hap kufijtë, qindra mijëra vetë munden shumë shpejt në nevojë të vijnë drejt vendeve të BE. Prandaj, kancelarja Merkel e lëvdoi mikpritësin, për atë që Turqia ka pranuar miliona refugjatë lufte nga Siria. “Kjo është një arritje që duhet vlerësuar shumë, që meriton mirënjohje dhe falënderim“, tha Merkel. Ajo që Merkel nuk tha është se Erdogani e bën këtë më pak për arsye humanitare. Ai merr miliarda për qendra refugjatësh, pak a shumë me kushte të këqija.

Megjithatë, autokrati nga Bosfori kërcënon rregullisht me hapjen e portave. Me këtë ai i përgjigjet kritikës së padëshiruar për shtypjen e kurdëve, për të ashtuquajturit përkrahës të Gylenit brenda e jashtë Turqisë, për arrestimin arbitrar të gazetarëve. Refugjatët në kampet turke janë arma e fortë e Erdoganit, kurse Merkeli e pafuqishme. Për ta zbutur pak këtë pamje të kancelares së shantazhuar, ajo bën atë që di të bëjë më mirë: i paketon mesazhet me retorikë. Skena më e mirë për këtë ishte inaugurimi i kampusit universitar të Universitetit Gjerman-Turk në Stamboll. Merkel kujton se në kohën e nazistëve, shkencëtarë gjermanë dhe artistët gjetën strehë dhe mundësi studimore në Turqi. E kush mendon në këtë moment se sot, përkundër kësaj, në Turqi mjaft intelektualë, gazetarë apo ushtarakë marrin arratinë në Gjermani nga regjimi i Erdoganit?

Sigurisht, kryetarja e Qeverisë gjermane bën mirë që fjalimin e saj në një universitet nuk e përdor për larje të përgjithshme llogarish me politikën jodemokratike turke. Në vend të kësaj dëgjohen fjali tek të cilat duhet të zotërosh artin e leximit mes rreshtave: „Ky kampus është për një botë të hapur dhe të ardhme të hapur të studentëve.“ Merkel mund të shtonte se kjo nuk vlen për fat të keq për të gjithë Turqinë.

E kanë kuptuar të rinjtë mesazhin?

Të shpresojmë, por pritshmëri të larta nuk mund të kemi. Sepse njerëzit e ndjekin në Turqi nga afër, se si vepron Erdogani me frymën kritike. Në rast dyshues veprohet pa hezitim. Fjalët inkurajuese të një vizitoreje të një niveli kaq të lartë nga Gjermania nuk kanë për të ndryshuar asgjë. Studentëve, Merkel u ofron me kritikën e saj në rastin më të mirë, vetëm pak mbështetje. Sepse Erdogan i injoron kritikat, dhe vazhdon si më parë.

Me kalimin e kohës është shumë pak të mbështetesh tek fjalët e bukura, të paktën nëse do të merresh seriozisht si luftëtar për vlerat demokratike. Por në këtë pikë vuan politika gjermane edhe pas vizitës së Merkelit në Turqi. E nuk ka për të ndryshuar asgjë shpejt, para kërcënimit për rritje të numrit të refugjatëve në kufirin siriano-turk.

Erdogan mund të vazhdojë edhe më tej, në kurriz të njerëzve të përndjekur të bëjë pazare të mira, financiare dhe politike. Pak para largimit nga Stambolli, Merkeli u shpreh për një verifikim të mirëpritur të fondeve shtesë për ndërtimin e strehimoreve të reja për refugjatët në Sirinë veriore. Aty Turqia ka ngritur një zonë sigurie. Megjithatë, jo vetëm për refugjatë të luftës nga vendi fqinj, por edhe për të përndjekur dhe zhvendosur kurdët.

Me ofertën e saj që mund të përshëndetet nga ana humanitare, Merkel lëviz në një terren të minuar. Për njerëzit në nevojë nuk ka rëndësi kush i paguan shpenzimet për zbutjen e mjerimit të tyre. Me shumë gjasë, Gjermania do të marrë përsipër një pjesë të madhe të llogarisë, që Erdogani të vazhdojë t’i mbajë të mbyllura kufijtë në drejtim të Evropës. Ky do të ishte edhe një herë një çmim i lartë, financiarisht dhe politikisht. /DW/

Share8Tweet

Related Posts

Mustafë Bajrami me fjalë të përzgjedhura për ambasadorin William Wallker!

Lidhja ime me Turqinë dhe raportet e mia me Erdoganin!

October 21, 2022

Ambasadori i Republikës së Turkiye Çağrı Sakar, viziton Mustafë Bajramin në shtëpinë e tij!

September 4, 2022

Mustafë Bajrami/ Sondazhet e fundit: Erdogan lideri politik më i pëlqyer në Turqi, AKP prinë para partive tjera!

August 6, 2022

Fuqia diplomatike e Turqisë!

August 2, 2022

Pse disa vende janë neutrale në luftën Rusi-Ukrainë, dhe sa po i kushton Evropës kjo gjendje!

July 19, 2022

Erdogan i prerë në lidhje me Suedinë dhe Finlandën: Ose të marrin hapat e duhur, ose s’ka anëtarim në NATO, 2023-ta do të ndryshojë çdo gjë!

July 19, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.