
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas njoftimit të Richard Grenell-it ku e demantoi Zyrën e Kryeministrit lidhur me bisedën telefonike që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Krasniqi e ka quajtur kryeministrin Kurti arrogant e narcist që sipas të cilit i ka afektuar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët më të rëndësishëm dhe se sot jemi në pikën më të ultë të marrëdhënieve Kosovë – SHBA.
“Sonte, ambasadori amerikan dhe i Dërguari Special Richard Grenell e demaskoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me diskutimet që kanë pasur dje dhe nënkupton se qeveria e SHBA-ve mund të ndalë ndihmën e saj ekonomike për Kosovën.
“Ky do ishte një zhvillim i paimagjinueshëm – pika më e ulët ndonjëherë e marrëdhënieve Kosovë – SHBA, e sjellur nga një kryeministër arrogant e narcist, sjellja manipulative e të cilit tani ka afektuar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj më të rëndësishëm. A nuk keni turp, kryeministër?!”, ka shkruar Krasniqi në Twitter.