Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Medresesë më të madhe në jug të Shqipërisë i vendosen drynat!

September 24, 2020
6
SHARES
860
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Roald Hysa

Për fat të keq ngjarje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me Komunitetin Mysliman na duhet t’i marrim vesh të fundit, sidomos kur këto kanë të bëjnë me lajme të këqija. Dy medrese tashmë janë mbyllur dhe drejtuesit më të lartë të Tiranës nuk ndihen fare, megjithëse me ta hasemi rregullisht në mjediset e xhamive tona.

Shkruan: Roald A. Hysa

Transparenca prej të gjitha zyrave të KMSH-së vazhdon të jetë zero dhe nga portalet marrim vesh që Medreseja e Korçës dhe ajo e Kavajës zyrtarisht tashmë janë deklaruar të mbyllura. Tashmë na duhet t’i gëzohemi faktit që jeta shkollore muslimane vazhdon në Tiranë, Durrës e Shkodër, pavarësisht programit që këto institucione mbartin. Dy shkolla muslimane, dy medrese nga pritej që të dilnin kualitete njerëzore qoftë edhe të nivelit lokal nuk janë më.

Dy dyer të cilat na i kanë përplasur në fytyrë, dhe dy medrese të emërtuara me emra të mëdhenj dhe të mirënjohur për përkushtimin e tyre për fenë dhe atdheun: Hafiz Ali Korça e Hafiz Abdulla Zëmblaku. Të dy këta të mirënjohur për dashurinë ndaj Islamit dhe dijes njëkohësisht dhe që kanë lënë edhe libra mbrapa.

Fatkeqësisht i gjithë mileti musliman as nuk pyetet, as nuk njoftohet për ato që po ndodhin. Ndërtesa dhe investimi impozant i bërë në Korçë tashmë kanë dalë jashtë loje. Tashmë Korça ka hyrë në atë që ka qenë një qytet musliman një herë e një kohë. Medreseja e cila ishte shkak krenarie për mjediset e për cilësinë e arsimimit sot është një flluskë sapuni, e cila i ka plasur ndër duar miletit musliman.

Pas mbylljes së Medresesë së Gjirokastrës në jug të vendit, tashmë mbyllja e Medresesë së Korçës është një tjetër humbje e madhe në vazhdimësi. Tashmë nuk kanë më vend retorikat boshe mbi rëndësinë e arsimit islam në Shqipëri, fol sa të duash, do të jesh një demagog më shumë në listën e analistëve shqiptarë.

Në vend që të merremi me problemin e programit të Medreseve në Shqipëri për ta përmirësuar tashmë gjendemi përballë faktit të mbylljes së tyre përfundimisht e zyrtarisht. Fatkeqësisht po lakohemi rregullisht jo për mirë, dhe jo për përmirësimin e gjërave që na përkasin. Jugu i vendit po ballafaqohet me zbrazjen dhe varfërimin e jetës së një popullate me tradita të theksuara muslimane, ndërkohë që dihet më së miri se popullata aty është tradicionalisht muslimane dhe nuk janë të ardhur.

Prania e Medreseve qysh në kohët e hershme nis qysh nga viset e Çamërisë e duke vazhduar rregullisht në veri të vendit, mirëpo po gjendemi përpara fenomenit të zhveshjes së vendit nga vakufet dhe institucionet e edukimit fetar. Të gjendur para një fakti të kryer dhe transparence zero na duhet të përpiqemi ta kapërdijmë çorbën e gatuar nga të paaftët. Mbyllja e një dere diturie i ve frerin një tradite të tërë të krijuar me breza.

Sa ka frymë, ka edhe shpresë, dhe me shpresë te Zoti, që të mos humbasi tradita fetare e ngritur prej shekujsh nga të parët tonë.

Gjithashtu: https://mexhlis.com/2020/09/17/medreseja-e-tiranes-nje-kolegj-me-shume-ne-listat-e-ministrise-se-arsimit/

ShareTweet

Related Posts

Edhe zyrtarisht Rama u dërgon letër shteteve të KiE, kërkesa e tij po bënë bujë në Evropë!

October 18, 2022

Si i përdorte Hitleri turistët gjermanë për zbulim, përpara se të sulmonte shtetet armike, dhe si po vepron Putin!

August 22, 2022

Si po shpërfaqet tendenca slavo-komuniste e disa shqiptarëve për ta deniguar Islamin!

August 17, 2022

Dinamika e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane!

July 17, 2022

Përse islamofobia nxitë dhe ushqen albanofobinë!

April 14, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.