
Mediumet e njohura serbe si Blic dhe B92 kanë thënë se presidentit të Serbisë i janë dorëzuar mbi tavolinë letra për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
B92.net dhe Blic.rs duke iu referuar burimeve të tyre shkruajnë se kjo ka ndodhur që në fillim të takimit.
“Gjithçka është përgatitur më herët, shqiptarët e kanë ditur”, citohet të ketë thënë ky burim për Blic.rs.
Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë nisur sot e do të vazhdojnë edhe nesër. Sipas administratës amerikane, temë sot do të jenë çështjet ekonomike, kurse për nesër është thënë se mund të jetë çdo gjë për çka palët pajtohen.