
Kryetari i ri i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë ditës së sotshme ka realizuar ‘takimin e vitit’.
Ai është takuar me bashkëpartiakun e tij, kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, transmeton Indeksonline.
“Kënaqësi me qenë i vizituar nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri”, ka shkruar Konjufca në postimin e tij.
Në të kaluarën, Lëvizja Vetëvendosje kritikonte qeveritarët e atëhershëm se po takoheshin me bashkëpartiakët e tyre. /Indeksonline/