Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Me Washingtonin a me Brukselin?

June 21, 2020
14
SHARES
1.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ne jemi të vegjël për t’i bashkuar BE-në e SHBA-në. Kësaj jave që të dyja caktuan data e u zotuan për ndërmjetësim të bisedimeve, veç e veç sikur në dy dimensione të ndryshme. Kosova është në mes dhe para se t’ua shprehë ndjenjat e respektin sa njërës, sa tjetrës, meqë s’ka gjë tjetër për t’iu dhënë, duhet të kthehet kah vetja e ta kuptojë me atë që ka bërë për t’u ngritur si shtet, sa respekt meriton vetë.

Shkruan: Brikenda Rexhepi

Në disa intervista me përfaqësues institucionesh e partish politike këtyre muajve të fundit ka qenë e pashmangshme të mos hapet çështja “me Washingtonin a me Brukselin”? Dhe përgjigjet kanë qenë kryesisht në stilin e asaj që e dëgjon nga fëmijët kur i pyet “A më shumë e don mamin a babin”?

Nuk është përballur Kosova ndonjëherë me siklet të tillë të përzgjedhjes, që kësaj radhe e bën edhe më të vështirë momentumi. Në të gjitha proceset dialoguese të deritashme me Serbinë, bashkësia ndërkombëtare së paku ka qenë e akorduar. Kësaj radhe as ata, e as ne.

Ka qenë viti i kaluar që ka dhënë shenjat e ndarjes mes dy përkrahësve botërorë të Kosovës. Nga njëra anë presidenti amerikan caktoi të dërguarin për negociatat Kosovë-Serbi, e nga ana tjetër Bashkimi Evropian vendosi që dy zyrtarët kyç të tij në këtë proces të vijnë nga dy vende që nuk e kanë njohur Kosovën. I dërguari amerikan, si ambasador në Gjermani, nuk ishte shquar për raporte të mira bashkëpunimi me shtetet evropiane, ndërkohë që fakti se dy zyrtarët evropianë vinin nga Spanja e Sllovakia krijonin pretekst të favorshëm për të gjithë të tjerët që e duan Brukselin larg procesit.

Argumentet e tilla më së shumti i rrah tash presidenti i Kosovës, i cili thotë se ndërmjetësi evropian për dialog duhet së pari të thotë se Kosova është shtet. Një gjë të tillë nuk ia kishte kërkuar ish-ndërmjetëses Mogerini, jo veç pse e di ai dhe çdokush që BE-ja nuk e njeh Kosovën si shtet, por sepse me të dhe me homologun serb ia kishin dalë që muhabetet t’i vinin në një vijë. Meqë u kuptua se atij procesi për pak sa nuk ia kishin parë sherrin jo veç Kosova, por edhe BE-ja, Brukseli duket se u përmblodh për të mësuar nga gabimet. Dolën në pah qëndrimet kundër ndarjes, kryesisht ato gjermane, dhe nevoja për marrëveshje ndryshe nga të pazbatueshmet e deritashme. Por, rrugës BE-ja bëri një gabim taktik. Vuri në krye të procesit dialogues një sllovak, pavarësisht personalitetit e aftësive të tij… që tregoi një lloj shpërfilljeje të kontekstit dhe kompleksitetit të situatës.

Ndërkohë, ndërmjetësi amerikan nisi misionin duke u bazuar në zhvillim ekonomik të Kosovës e të Serbisë dhe duke negociuar marrëveshje me zyrtarë të të dyja palëve për lidhje ajrore e hekurudhore mes dy vendeve, por duke e anashkaluar kreun e Qeverisë së Kosovës, i cili pas pak kohe edhe u largua nga rruga si njeri që po e pamundësonte vazhdimin e dialogut.

Edhe ky proces i rrëzimit të qeverisë nxori në pah raportet mes SHBA-së dhe BE-së. Brukseli, por edhe kryeqyteti i Gjermanisë e ai i Francës specifikisht u kërkuan përfaqësuesve politikë të Kosovës që të mos nguteshin derisa vendi, sikurse e tërë bota, po përballej me krizën e pandemisë. BE-ja madje nuk e kundërshtoi as vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Por, Washingtoni u pozicionua ndryshe dhe ashtu u bë.

Nuk ka dyshim se emocioni i Kosovës lidhet me Amerikën dhe kjo dashuri nuk ka fund. Nuk ka dyshim se Kosova ndihet më e sigurt me Amerikën dhe edhe kjo nuk ka fund. Por, kjo nuk e arsyeton futjen qorrazi në një proces dialogues me përfaqësim të paqartë – presidenti a Qeveria dhe pa platformë të mirëdefinuar e pa unitet politik. Në një situatë ku presidenti mundësoi krijimin e një qeverie të pakicës, e cila e përfshiu në programin e vet duke i dhënë rol në proces të bisedimeve, kryeministri mund të shërbejë vetëm si nënshkrues, ashtu siç edhe shefi i tij i partisë, pesë vjet më parë, kur si kryeministër i kishin mbetur në dorë këmbët e arushës me marrëveshjen kundërkushtetuese për Asociacionin. Ajo që nuk e kuptoj është pse LDK-ja lufton për një pozitë të tillë. Ndërkohë që asgjë nuk do të kishte pasur të keqe edhe nëse vetë presidenti do të kishte qenë në krye të procesit e do ta nënshkruante marrëveshjen po qe se do të ishte dëshmuar që deri tash i ka sjellë diçka të mirë Kosovës përmes proceseve të deritashme negociatore. Por të hysh në rrjedhën e presidentit kosovar dhe homologut të tij serb e të thuash, madje të insistosh, që ti je ai që e udhëheq është sikur ai djaloshi që mezi pret të hipë në veturën e plastikës e ta sjellë timonin sa majtas, sa djathtas derisa atë e lëviz rrota e lunaparkut në kahun e vet. Ajo zgjat pak dhe kur zbret mezi ecën nga marramendja e tollovia përreth.

Ne jemi të vegjël për t’i bashkuar BE-në e SHBA-në. Kësaj jave që të dyja caktuan data e u zotuan për ndërmjetësim të bisedimeve, veç e veç sikur në dy dimensione të ndryshme. Kosova është në mes dhe para se t’ua shprehë ndjenjat e respektin sa njërës, sa tjetrës, meqë s’ka gjë tjetër për t’iu dhënë, duhet të kthehet kah vetja e ta kuptojë me atë që ka bërë për t’u ngritur si shtet, sa respekt meriton vetë.

Share5Tweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Kurti për vizitë zyrtare në SHBA, në pjesën e parë të vitit 2022!

December 4, 2021

Temat për të cilat do të diskutojnë Kosova dhe Serbia të martën në Bruksel!

November 13, 2021

Zëri i Amerikës: Kosova do të ftohet në Samitin e Bidenit për Demokraci?

November 12, 2021

Vjosa Osmanin e pret nënsekretarja amerikane e shtetit, flasin edhe për marrëdhëniet Kosovë – Serbi!

November 11, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.