Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Më pyeti vajza ime 7 vjeçe, nëse mund të agjëronte…

April 14, 2021
6
SHARES
1.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Imer Topanica

Kur u ktheva nga puna në shtëpi, familjen time e kishte kapluar atmosfera e fillimit të ramazanit. Vajza ime Hana, që ende nuk i ka mbushur të tetat, më pyeti nëse do ta lejoja të agjëronte. «Po…», – i thash, «…patjetër!». Pastaj u mendova pak dhe vijova: «Mund të agjërosh me sy, vesh, gojë, mendje e veçmas me zemër!». Nuk ia përmenda ushqimin dhe pata përshtypjen që këtë kusht e harroi për një çast. Vogëlushja u përpi nga kureshtja se ç’do të thoshte ky lloj agjërimi me anë të shqisave, me anë të mendjes dhe zemrës…

Shkruan: Imer Topanica

…Dhe natyrisht pyetjet e saj vijuan. Çfarë domethënie ka në të vërtetë agjërimi? Kjo ishte pyetja që e preokuponte atë më tepër, ani që nuk mund ta artikulonte në këtë mënyrë. Unë nuk kam njohuri aq të thella mbi teologjinë islame, por si një prind, obligohem të ia shpjegoj më së miri fëmijës tim, me një gjuhë që ai e kupton, domethënien e fesë. Detyrimet që na i shtron përpara ajo, nuk janë të parealizueshme, në qoftë se duam të mos ngelim thjeshtë muslimanë, por synojmë gradën e besimtarëve muslimanë.

«…largohu prej shpifjeve!» – thotë fundi i ajetit kuranor, i sures 22: 30. Bashkë me të tjerë, sikurse i 11-ti dhe i 12-ti nga surja 49 që thonë: «…mos fyej!», përkatësisht «…mos spiunoni dhe mos përgojoni!», na urdhërojnë që të kemi kujdes me fjalët që i themi. U përpoqa t’ia shpjegoja vajzës, që përmbushja e këtyre urdhrave hyjnorë nga një besimtar, nënkupton që ai po agjëron me sy, vesh dhe me gojë. Me sy e veshë, sepse nuk i spiunon të tjerët duke i dëgjuar a parë se çfarë po bëjnë dhe si po veprojnë; si dhe me gojë, sepse nuk i fyen, nuk shpifë dhe nuk përgojon ndaj tyre.

Ka një varg vargjesh kuranore që besimtarit ia bëjnë të qartë faktin se, sa kujdes duhet të ketë ai me gjuhën. Në këtë pikë, shumë nga ata që identifikohen si muslimanë, sot e shmangin pavetëdijshëm këtë urdhër. Po e zëmë, të shumtët harrojnë që në një mjedis multi-kulturor, një besimtar e ka për obligim t’i respektojë bindjet e të tjerëve, besimet e të tjerëve, zakonet e të tjerëve. Në këtë kontekst, urdhri më mahnitës hyjnor për mua mbetet ai i sures 6, vargu 108, ku All-llahu thotë: «Mos i shani zotat (idhujt), e të tjerëve!».

A e respektojnë muslimanët sot këtë urdhër? Pjesa më e madhe, për fat të keq, jo. Një bredhje e shpejt nëpër rrjete sociale, tek artikujt (ndonjëherë qëllimshëm provokues), që plasojnë mediat, shumë muslimanë përdorues të rrjeteve sociale, shfryjnë mllef, përdorin gjuhë të ulët, pra tërësisht të papranueshme për besimtarët e vërtetë. Ka urdhra kuranorë për besimtarët muslimanë, që ua ndalojnë t’i dëmtojnë besimtarët e tjerë. Për më tepër, i urdhërojnë që të kenë kujdes edhe me jo-besimtarët, ose me besimtarët e feve të tjera. I thash Hanës, që kultura e komunikimit me të tjerët, duhet të jetë kaq e lartë. Njerëzit janë të barabartë në sytë e Zotit…

Por islami, s’ofron veç një program për një edukim sipërfaqësor. Kontrollimi i shqisave e i emocioneve, janë parapërgatitje për integrim shpirtëror më të lartë. «Mbani betimet tuaja!», Kur-an 5:89; është për shembull, një detyrim i një niveli tjetër. Fjala e mbajtur, reflekton një shkallë tjetër të besimtarit. Në të vërtetë një besimtar që nuk kujdeset për prindërit e tij, familjen e tij, farefisin, rrethin shoqëror, ambientin (duke nënkuptuar këtu pronën private dhe publike), nuk është besimtar. Por shkallët e besimit, janë disa nivelesh.

Në përgjithësi, besimi ynë si muslimanë, ka dështuar të reflektojë sidomos në relacionin me ambientin. S’është, andaj hiç e çuditshme që studiuesve nga Universiteti George Washington, Sheherzade S. Rahman dhe Hossein Askari, më islamike iu kanë dalë shtetet si: Zelanda e Re, Irlanda, Finlanda, Danimarka, Kanada, Britania e Madhe, Australia dhe Holanda, se sa vendet që njihen si islamike. Artikulli i tyre: How Islamic are Islamic Countries, i botuar në Global Economy Journal, niset nga parametrat universal të drejtësisë, me të cilët ushqehet botëkuptimi islam. Prandaj këtu, relacioni i besimtarit me mjedisin, merret për bazë në këtë studim. A s’na ka thënë profeti Muhammed (a.s), se: Pastërtia është gjysma e besimit?

I thash Hanës, se agjërimi me gojë, me sy, me veshë dhe përgjithësisht me trup, duhet të pasohet nga ai me mendje e zemër. Ashtu siç na edukon ajeti i 12-të i sures 24 në Kur-an, duke na obliguar që të mendojmë mirë për njëri tjetrin, ka edhe të tjerë që na ndërgjegjësojnë në këtë aspekt. Pra kujdesi për familjen, rrethin, kafshët, ambientin, e ka një burim: shpirtin dhe zemrën e besimtarit. Sillesh mirë me prindërit, i ndihmon të varfrit, bënë punë të mira, e megjithatë  urdhërohesh të «…ecësh me përulësi!» (25:63).

Mbi të gjitha, besimi është një proces i vazhdueshëm përpjekjesh të brendshme për t’u ngjitur në shkallë më të lartë. Përkundër kësaj, besimtari nuk guxon të pretendojë se është i pa mëkate, ose i pastër, siç e vë në dukje në një mënyrë, ajeti kuranor i 32-të i sures 53.

Jam i bindur që vajza ime, sikurse shumë bashkëmoshatarë të saj, mund t’i përmbushin shumicën e detyrave që i shtron përpara shkolla e ramazanit. Fundja, përmbajtja nga ushqimi, pijet etj, janë veç një element karakterizues i agjërimit. Mjafton t’ua shpjegojmë këto mësime, nuk do ta kenë aq të vështirë për t’i jetësuar. Ndoshta duke i kujtuar këto detyra që na shtrohen përpara, e njëkohësisht duke u përpjekur t’i edukojmë fëmijët tanë, mësojmë edhe vetë!

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Ramazani si mundësi për t’i shërbyer me gjithë zemër Allahut xh.sh!

April 8, 2022

Mustafë Bajrami bënë thirrje për bojkotimin e emisionit ‘Pressing’: Po përçan shqiptarët mbi baza fetare dhe po ofendon nënat e motrat tona!

April 5, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.