
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Kanë qenë 64 deputetë që kanë votuar pro në lexim të parë për këtë projektligj, i cili nuk ka marrë asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, njofton Klan Kosova.
Sot ka qenë tentativa e shtatë e mazhorancës për ta miratuar ligjin, i cili sot ka marrë votat e mjaftueshme.