Dalin informacione të reja për personat që u arrestuan dje nga policia për rastin “Karaçeva”, si të dyshuar për kontrabandim me mallra.
Burime të besueshme bëjnë me dije se personat që u arrestuan dje pas disa ditësh qëndrimi në arrati, janë vetëdorëzuar në polici.
Bëhet fjalë për vëllain e policit Ferid Leci, Naser Leci, dhe nipin e tij Fetah Leci.
Pas intervistimit, të dyshuarve prokurori ua ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh.