
Makinat e ushtrisë dolën nëpër Tiranë për tu vendosur në pikat kyce të kryeqytetit në mbështetje të policisë, ndoshta si masë e shtuar nga Ministria e Mbrojtjes pasi u pa se policia nuk po ia dilte dot me disiplinimin e qytetarëve.
Ushtria që ka dalë në rrugët e kryeqytetit ka bërë një sprovë force nëpër rrugët e Tiranës dhe thuajse gjithë vendimmarrësit publikuan pamjet.
Ajo që bën përshtypje, është një ushtar që rri jashtë cdo makine, me maskë higjenike në fytyrë, e duke mbajtur duart te një mitraloz i rëndë 12.7 mbi makinë.
Vec duhet bërë pyetja: pse e gjithë kjo? Ka ndërmend të gjuajë ndokush me mitraloz? Si janë procedurat e nxjerrjes së armëve në publik? Eshtë panik, apo show?