
Sapo të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbahet seanca e parë parlamentare e kësaj legjislaturës ku do të votohet për Kryetar të Kuvendit dhe Kryeministër.
Por, para se të zgjidhet Kryetari i ri i Kuvendit, ligji thotë se seancën duhet ta udhëheq deputeti më i vjetër dhe më i ri në moshë, shkruan Indeksonline.
Sipas kësaj, seancën do ta udhëheqin dy mandatarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Jahja Koka 71 vjeç dhe Fjolla Ujkani 22 vjet do ta udhëheqin seancën e parë të legjislaturës së re.
Ata do ta hapin seancën dhe do ta udhëheqin deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post