Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Mbrojtësit e pambrojtur – Sa vlen jeta e një polici për politikanët e Kosovës?

January 29, 2020
14
SHARES
160
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Policët

Të tronditur e të indinjuar shprehen politikanët në Kosovë saherë që ndonjë polic humb jetën në krye të detyrës.

Por as dhimbja e madhe që përjetojnë për vrasjet e plagosjet e policëve nuk i shtyn ata që t’ua mundësojnë një sigurim shëndetësor e jetësor atyre që çdo ditë përballen fizikisht me krimin.

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës në vitin 2001 e deri më tash, më shumë se 20 policë e kanë humbur jetën në detyrë. I fundit është rasti i mbrëmshëm ku polici i njësisë speciale, Sami Thaqi humbi jetën pas një shpërthimi gjatë një aksioni policor në Zhur të Prizrenit.

Kërkesa për sigurim shëndetësor dhe jetësor për Policinë e Kosovës është e kamotshme, sa edhe premtimi i politikanëve për plotësimin e kësaj kërkese, që nuk u realizua kurrë. Policia e Kosovës vazhdon të mbetet e vetmja në Evropë pa sigurim shëndetësor e jetësor.

Ngushëllimi i rëdomtë ceremonial është i vetmi ‘kompensim’ që familjarët e policëve të vrarë e marrin pas tragjedisë. Përveç dhimbjes, familjarëve u duhet të mendojnë vetë edhe sesi t’i zëvendësojnë të ardhurat që ua ka sjellur paga prej polici e familjarit të tyre të vrarë.-

Në anën tjetër, policëve që plagosen, lëndohen dhe për fat i shpëtojnë vdekjes, siç është rasti i lëndimit të dy policëve në aksionin e mbrëmshëm ku vdiq polici Sami Thaqi, u duhet edhe më shumë fat për t’i siguruar mjetet e nevojshme financiare për t’u shëruar, nëse ekziston ende mundësia për shërim. Në rastin më të keq, kur shërimi nuk është i mundur dhe humbin aftësinë për të punuar, ata nuk gëzojnë as pension ivalidor.

Fat të tillë nuk kanë politikanët, për shëndetin e të cilëve me vendim të qeverisë ndahen fonde për t’u ofruar trajtim jashtë vendit.

Ndonëse të pambrojtur nga shteti, këtë fakt policët e Kosovës e injorojnë çdo ditë kur janë në detyrë. Trajtimi i pandërgjegjshëm që ua bën shteti, ende nuk i ka zbrapsur ata që ta tregojnë profesionalizmin e tyre edhe në rreziqet më të mëdha, aty ku disave u përfundon edhe jeta.

Share10Tweet

Related Posts

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Sulme terroriste në Veri të Kosovës, reagojnë Sveçla dhe komandanti i policisë!

April 15, 2022

Zjarr i madh në Fushë Kosovë, policia jep detaje!

April 1, 2022

Zyrtare: Deri më tani 47 zyrtarë policorë të arrestuar!

March 14, 2022

Policia zbarkon në ‘Viva Fresh Store’, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj, i mbyllet depoja kryesore!

March 10, 2022

Vazhdojnë të dalin detaje të reja në lidhje me Bedri Halimin: Ja çfarë bëri ky njeri!

January 7, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.